www.ofertapune.net Mbikqyrës i Projekteve (Istog) | PunaIme

Mbikqyrës i Projekteve (Istog)

Kompania

Swiss General Contractor

Lokacioni

Burim

Data e publikimit

24-01-2025

Data e perfundimit

22-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Swiss General Contractor po kërkon një punëtorë të aftë për të marrë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së projekteve të ndryshme, nga fillimi deri në përfundimin e tyre. Kjo pozitë përfshin bashkëpunimin e vazhdueshëm me klientët, furnitorët, dhe kompanitë kontraktuese, si dhe koordinimin me zyrat qendrore në Zvicër dhe Kosovë.
 
Kandidati i përzgjedhur do të jetë gjithashtu përgjegjëse për të asistuar në disa procese të kompanisë përkatëse, MS BauTeam AG, gjithashtu me seli në Zvicër.
 
Përgjegjësitë Kryesore:
  •  Mbikëqyrja dhe koordinimi i projekteve, duke siguruar realizimin e tyre brenda afateve dhe standardeve të përcaktuara.
  •  Komunikimi dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informatave me klientët, furnitorët dhe kompanitë partnere që kryejnë punët e ndërtimit.
  •  Mbajtja e kontakteve të rregullta me zyrat qendrore në Zvicër dhe përdorimi i sistemit kompjuterik të menaxhuar nga atje.
  •  Menaxhimi i korrespondencës me email dhe dokumentacionit të nevojshëm për projektet.
  •  Sigurimi i efikasitetit dhe cilësisë në të gjitha aspektet e punës.
  •  Asistimi në detyrat administrative dhe operacionale të kompanisë MS BauTeam AG.
Kërkesat e Pozitës:
  •  Njohuri të mira të gjuhës gjermane (me shkrim dhe me gojë).
  •  Aftësi të forta menaxheriale dhe organizative.
  •  Përvojë e mëparshme në menaxhimin e projekteve do të konsiderohet avantazh.
  •  Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
  •  Personalitet i fortë, i orientuar drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar nën presion.
  •  Njohuri të mira të punës me kompjuter dhe aftësi për të përdorur sisteme të menaxhimit online.
Çka ofrojmë:
  •  Mundësi për të punuar në një kompani dinamike dhe ndërkombëtare.
  •  Ambient pune profesional dhe mbështetje nga një ekip me përvojë.
  •  Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm apo email vendosne emailin [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?