www.ofertapune.net Drejtor i Shitjes dhe Marketingut | PunaIme

Drejtor i Shitjes dhe Marketingut

Kompania

Hyperactive

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-01-2025

Data e perfundimit

21-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Konkurs 

Data:

HyperActive është lider në industrinë e argetimit dhe është i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ne jemi të pasionuar për të krijuar përvoja të paharrueshme dhe për të promovuar një atmosferë argëtuese dhe energjike. Ndërsa vazhdojmë të rritemi, ne kërkojmë individë entuziastë dhe dinamikë për t’u bashkuar me ekipin tonë si Drejtor i Shitjes dhe Marketingut

Pozita: Drejtor i Shitjes dhe Marketingut 

Orari: I plote

Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i strategjive të shitjes dhe marketingut: Përgatitja dhe ekzekutimi i planeve strategjike për të arritur objektivat e shitjeve.
  • Menaxhimi i ekipit të shitjes dhe marketingut.
  • Hartimi i raporteve të rregullta për menaxhmentin e lartë mbi progresin dhe performancën e ekipit të shitjes.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata dhe të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe perspektivë.
  • Hulumtimi i tregut dhe analizimi i konkurrencës
  • Harton dhe zhvillon plane strategjike të marketingut.
  • Krijon dhe implementon dhe monitoron kampanja marketingu që synojnë rritjen e markës dhe të ardhurave.
  • Promovon dhe zhvillon identitetin e markës në treg.

Kualifikimet:

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut dhe shitjes;
  • Të ketë përvojë pune relevante (+5 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Cka ofrojme ne :

  • Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor.
  • Mundësi për të punuar në një mjedis argëtues dhe dinamik.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim të karrierës.

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV-në përmes butonit “Apliko Këtu”.

HyperActive është një punëdhënës i barabartë mundësish.
Ne festojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?