Pr & Marketing Coordinator
Data e publikimit
21-01-2025
Data e perfundimit
20-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Shpallje për Punë: Pr & Marketing Coordinator
Chester Group është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënieve me publikun dhe organizimin e eventeve të mëdha. Projekte të suksesshme si Global Albanian Gastronomy Festival, Prishtina Gastronomy Festival, dhe Kosova Business Forum janë vetëm disa nga eventet tona kryesore.
Nëse jeni energjik, të motivuar dhe kërkues aplikoni. Për ju është e përgatitur një paket atraktive e punësimit.
Pozita : Pr and Marketing Coordinator
Numri i pozitave: 3
Lokacioni: Prishtinë
Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
Orari: 40 orë pune
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillimi i strategjive të komunikimit: Coordinatori për PR dhe Marketing ka përgjegjësi për krijimin e strategjive të komunikimit që lidhen me imazhin e markës, duke përfshirë PR-në, reklamat, media sociale dhe të gjitha aspektet e komunikimit me publikun.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me median: përgjegjës për të lidhur dhe mbajtur marrëdhënie të mira me median. Kjo përfshin shkëmbimin e informacionit, organizimin e konferencave për shtyp dhe trajtimin e lajmeve që lidhen me organizatën/projektin
- Krijimi i materialeve të komunikimit: Përfshin krijimin e materialeve të PR-së dhe marketingut si komunikatat për shtyp, pamflete, postime në media sociale, video dhe materiale të tjera që përfaqësojnë organizatën.
- Menaxhimi i medias sociale: kujdeset për prezantimin dhe reputacionin e organizatës në platformat e mediave sociale, duke ndërtuar një prezantim të përshtatshëm dhe duke menaxhuar komunikimin nëpërmjet tyre.
- Monitorimi i performancës së strategjive: të monitorojë efikasitetin e strategjive të tyre duke përdorur metoda të ndryshme analitike për të vlerësuar impaktin dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në bazë të rezultateve.
- Koordinimi me ekipin e marketingut dhe PR-së: punojnë ngushtë me ekipin e marketingut për të siguruar që të gjitha strategjitë dhe aktivitetet e tyre të jenë të koordinuara dhe të përshtatshme me objektivat e organizatës.
- Hulumton tregun dhe bën përgatitjen e raporteve mbi produktet dhe trendet në tregun medial.
- Vendos dhe mban kontakte me palët e interesit, si nga sektori publik ashtu edhe privat;
- Si dhe detyra të tjera në bazë të kërkesave te projektit dhe nevojës së kompanisë.
Kualifikimet dhe pervoja
- Përvojë pune minimum 2 vite përvoje pune në sektorin e marketingut dhe marrëdhënieve publikun.
- Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor), në degët Gazetari, Komunikim Masiv, Marketing, Ekonomi ose Biznes.
- Energjia, entuziazmi dhe aftësia për të punuar nën presion për të përmbushur afatet dhe objektivat kërkuese.
- Niveli i lartë i aftësive analitike dhe organizative, si dhe vëmendje e shkëlqyer ndaj detajeve.
- Aftësi të mira në gjetjen, negocimin dhe mbylljen e marrëveshjeve me klientët.
- Njohur në funksionimin dhe ofrimin e produkteve mediale si reklamimit në TV, shtyp dhe web portal.
- Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe.
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze.
- I/e aftë të mbajë informatat konfidenciale në mënyrë të përshtatshme;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim në ekip;
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht në programet e Microsoft Office-it;
- Gatishmeri per udhetime jashte vendit, per nevoja te projekteve.
- Gatishmëri për punë jashtë orarit;
Çfarë Ju Ofron Chester Group:
Një ambient pune dinamik dhe frymëzues.
Mundësi për të punuar në projekte të mëdha dhe me impakt.
Një paketë atraktive punësimi dhe hapësira për zhvillim profesional.
Procesi I Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV-inë tuaj dhe një letër motivuese që përshkruan kualifikimet tuaja dhe përvojën përkatëse në email: [email protected] duke cekur në subject Pr & Marketing Coordinator.
Aplikacionet pranohen deri me datë 20 Shkurt 2025.
Bëhuni pjesë e suksesit tonë!