www.ofertapune.net Inxhinier Elektrik | PunaIme

Inxhinier Elektrik

Kompania

InterAdria

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-01-2025

Data e perfundimit

04-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Titulli i Punës: Inxhinier Elektrik
Orari i Punës: Orar i Plotë

InterAdria është një kompani e zhvillimit të softuerëve dhe telekomunikacionit, që ofron shërbime të ndryshme, të cilat sot konsiderohen si disa nga nevojat më thelbësore për shoqërinë tonë.

Aktualisht po kërkojmë një Inxhinier Elektrik të aftë dhe me vëmendje ndaj detajeve, me pë njohuri në AutoCAD (ose programe të ngjashme), për të projektuar, zhvilluar dhe mbikëqyrur sistemet dhe komponentët elektrikë për një gamë të gjerë projektesh. Kandidati duhet të ketë njohuri dhe përvojë bazike në fushën e inxhinierisë elektrike, të jetë në gjendje të përgatitë projekte teknike dhe të mbikëqyrë punimet elektrike në terren.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe hartimi i projekteve elektrike duke përdorur programe si AutoCAD ose të ngjashme;
  • Mbikëqyrja e punimeve elektrike në terren për të siguruar zbatimin sipas projektit;
  • Përgatitja e dokumenteve teknike dhe raporteve të progresit;
  • Rishikimi dhe përmirësimi i dizajneve bazuar në kërkesat e klientëve dhe kushtet në terren;
  • Bashkëpunimi me ekipe të tjera inxhinierike dhe teknike për të siguruar zbatimin e standardeve më të larta;
  • Sigurimi që të gjitha punimet elektrike përputhen me rregulloret dhe standardet përkatëse;
  • Përgatitja e propozimeve financiare dhe rishikimi i kërkesave për propozime teknike;
  • Trajtimi i çështjeve teknike dhe propozimi i masave korrigjuese;

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose në fushë të ngjashme;
  • Përvojë pune ( 1-2 vite është e preferueshme);
  • Njohuri në përdorimin e programeve për vizatime teknike (AutoCAD ose të ngjashme);
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skemat dhe dokumentet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të përmbushur afatet;
  • Aftësi organizative dhe mbikëqyrëse për të koordinuar punët në terren;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;

Çfarë ofron kompania:

  • Pagë konkurruese;
  • Trajnime dhe mundësi për certifikime profesionale;
  • Mundësi zhvillimi profesional në projekte të ndryshme;
  • Mjedis pune miqësor dhe bashkëpunues;

Nëse jeni një Inxhinier Elektrik i motivuar për punë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] deri më 4 Shkurt 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?