Agjent/e i/e Shtijes Fizike dhe Online (4), Agjent/e i/e Marketingut (2), Dizajner/e i/e Drapingut (2), Rrobaqepës/e (5), Qëndistare (10)
Data e publikimit
17-01-2025
Data e perfundimit
16-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Shpallje Konkursi Pune nga “Blini Fashion House”
Vendndodhja: Çagllavicë, Prishtinë
Nëse ëndërroni të bëni një hap të rëndësishëm dhe të ndikoni në botën e modës, Blini Fashion House është vendi ku mund të realizoni vizionin tuaj. Ne jemi të hapur për të pritur talente të reja që dëshirojnë të kontribuojnë në ekipin tonë të suksesshëm. Shikoni pozitat e mëposhtme dhe bashkohuni me ne për të krijuar së bashku të ardhmen e modës.
Pozicionet e Disponueshme:
Titulli i punës: Agjent/e i/e Shtijes Fizike dhe Online (4)
Përgjegjësitë:
- Pranimi dhe përpunimi i porosive online dhe fizike, duke siguruar që çdo porosi të realizohet në kohë.
- Monitorimi dhe përditësimi i gjendjes së produkteve në dyqan.
- Menaxhimi i transaksioneve të pagesave në dyqan dhe online, duke siguruar që ato të jenë të sakta dhe të përpunohen në mënyrë të sigurt.
- Zgjidhja e ankesave të klientëve, duke trajtuar çdo problem në mënyrë profesionale dhe duke i referuar ato tek menaxhmenti nëse është e nevojshme.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, ose fusha të ngjashme (e preferuar, por jo e domosdoshme);
- Minimumi 6 muaj përvojë pune në shitje, preferohet në modë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të forta në negociata dhe mbylljen e shitjeve.
Titulli i punës: Agjent/e i/e Marketingut (2)
Përgjegjësitë:
- Krijimi i përmbajtjes kreative dhe tërheqëse për rrjetet sociale, blogje dhe platforma të tjera digjitale.
- Monitorimi i trendeve të fundit në industrinë e marketingut dhe aplikimi i tyre për të përmirësuar përmbajtjen.
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e profileve të rrjeteve sociale dhe platformave të tjera online.
Kualifikimet:
- Të paktën 1 vit përvojë në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale (përvoja e mëparshme të detajohet në aplikim).
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe krijim përmbajtjeje që tërheq audiencën.
- Njohuri praktike në përdorimin e mjeteve dhe programeve për dizajn dhe krijim përmbajtjeje, si Canva, CapCut, ose të ngjashme.
Titulli i punës: Dizajner/e i/e Drapingut (2)
Përgjegjësitë:
- Të krijojë dhe zhvillojë modele të reja duke përdorur kukullën e drapingut si bazë kryesore.
- Të ketë talent në krijimin e skicave me laps dhe mjete digjitale .
- Të ndjekë trendet më të fundit në modë.
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë të mëparshme si dizajnere e drapingut (përvoja e mëparshme të detajohet në aplikim).
- Të ketë njohuri në përdorimin e aplikacioneve për realizimin e skicave (si Notebook, ose mjete të tjera të dizajnit).
- Aftësi të forta në përgatitjen e skicave manuale dhe digjitale.
Titulli i punës: Rrobaqepës/e (5)
Përgjegjësitë:
- Realizimi dhe finalizimi i produkteve sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.
- Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit për të realizuar në mënyrë efikase kërkesat dhe porositë e veçanta.
- Sigurimi i përfundimeve me cilësi të lartë në të gjitha projektet e rrobaqepësisë.
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë të mëparshme si rrobaqepëse (përvoja duhet të specifikohet në aplikim).
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim për realizimin e punës me cilësi të lartë.
- Njohuri mbi llojet e materialeve dhe trajtimin e tyre gjatë qepjes.
Titulli i punës: Qëndistare (10)
Përgjegjësitë:
- Kryerja e punëve të qendisjes me precizitet dhe cilësi të lartë.
- Mirëmbajtja dhe përdorimi i saktë i pajisjeve të qendisjes.
- Punë kreative dhe zbatim i dizajneve specifike sipas kërkesave të klientëve.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në qendisje (minimumi 1 vit përvojë preferohet).
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përpikëri në punë.
Kushtet e Punës:
- Të gjitha pozitat zhvillohen në ambientet e kompanisë sonë, duke ofruar një mjedis profesional dhe të përshtatshëm për punë.
Paga dhe Përfitimet:
- Ne ofrojmë një paketë konkurruese pagash dhe përfitimesh, e cila përfshin gjithashtu bonuse stimuluese për performancë dhe angazhim.
Si të Aplikoni:
- Kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të aplikojnë deri më 17 Shkurt 2025. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivimi dhe çdo portofol apo shembull pune përkatës përmes butonit “Apliko Këtu” apo në: [email protected].
Procesi i Përzgjedhjes:
Aplikimet do të shqyrtohen bazuar në kualifikimet, përvojën dhe përputhshmërinë me kërkesat e pozicionit. Kandidatët më të suksesshëm do të kontaktohen për një intervistë, dhe disa pozicione mund të përfshijnë një vlerësim praktik. (Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen).
Afati i fundit për aplikim: 17 Shkurt 2025.
Për më shumë informacion në lidhje me pozicionet ose procesin e aplikimit, na kontaktoni në +383 44 547 880.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e historisë sonë të suksesit në Blini Fashion House.
Ju urojmë suksese!