www.ofertapune.net Këshilltar të Shitjes (Pejë) | PunaIme

Këshilltar të Shitjes (Pejë)

Kompania

Ipko

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

17-01-2025

Data e perfundimit

23-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Këshilltar të Shitjes – Njësia e Biznesit Pejë

Apliko Tani17 Janar 2025

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Këshilltar të Shitjes – Zyrja e Biznesit Pejë

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Krijoni kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikoni klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca. 
  • Përcjellni arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur objektivat nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitni oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
  • Prezantoni, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistroni të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Siguroheni që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
  • Mbani dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
    Përditësoni bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jepni informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Propozoni mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikoni rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
  • Minimum 2 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes;
  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook;

Vendi i punës: IPKO Shop Pejë

Data e fundit për aplikim: 23.01.2025