www.ofertapune.net Bashkëpunëtor/e në Shitje (Pejë) | PunaIme

Bashkëpunëtor/e në Shitje (Pejë)

Kompania

Ipko

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

17-01-2025

Data e perfundimit

23-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Bashkëpunëtor/e në Shitje – Njësia e Biznesit Pejë

Apliko Tani17 Janar 2025

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Bashkëpunëtor/e në Shitje – Njësia e Biznesit Pejë

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Zbaton procedura, detyra dhe aktivitete në lëminë e punës;
  • Ofron mbështetje operacionale dhe administrative;
  • Merr pjesë në përgatitjen e raporteve;
  • Përgatit të dhëna dhe i fut ato në system;
  • Përgatit dokumentacionin në lëminë e punës;
  • Arkivon dokumentacionin;
  • Kryen çfarëdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për regjistrimin e të dhënave, dokumenteve; hartim të raporteve dhe raportim;
  • Aftësi për t’i kuptuar detajet dhe informacionet sensitive në kuadër të lëmisë së punës.
  • Aftësi në punë ekipore.
  • Njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook;

Vendi i punës: IPKO Shop Pejë

Data e fundit për aplikim: 23.01.2025