www.ofertapune.net Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit (Alb/Srb) | PunaIme

Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit (Alb/Srb)

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2025

Data e perfundimit

29-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, Ligjit Nr. 05/L-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-019, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendit të lirë të punës


I. Titulli i vendit të punës
:

Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit (një vende pune);
II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;

Koeficient prej 4.50, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.

III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të Ndërmarrjes brenda kompetencave të tij dhe në pajtim me dispozitat e LPP;
  • Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetor të prokurimit;
  • Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;
  • Për aq sa mundet, siguron se në specifikimet teknike nuk ka kufizime në konkurrencë;
  • Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika përkatëse të prokurimit;
  • Në bashkëpunim me udhëheqësit e njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, paramasat, parallogaritë dhe vizatimet;
  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet e prokurimit;
  • Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;
  • Participon në negocime të tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;
  • Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;
  • Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;
  • Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar;
  • Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan të gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante të pranuara, bazuar në Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik;
  • Pas raportimeve të menaxherëve të kontratës, përcjell kontraktorët të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale, në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;
  • Raporton në baza vjetore në fund të secilit vit fiskal për kontratat e nënshkruara;
  • Përgatit raporte javore dhe mujore për KE;
  • Kryen detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave të ngarkuara nga KE.

IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;

  • Diplomë universitare: fakulteti ekonomik, juridik , administratë publike apo të ngjashme;
  • 5 vite përvojë pune profesionale në prokurim publik;
  • 3 vite përvojë në pozita menaxheriale dhe të udhëheqjes;
  • Të jetë i certifikuar për prokurim publik.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e prokurimeve dhe ligjeve;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office ;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet.

V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;

  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
  • Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:

  • Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
  • Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.

VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.

VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:

  • Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected].
  • Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
  • Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.

IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:

  • Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
  • Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.

X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:

  • Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.

XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:

  • Aplikacionet e dërguara pas datës 01.2025 nuk do të shqyrtohen.


U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, Zakona br. 03/L-019 o Obuci, Preobuci i Zapošljavanju Osoba sa Invaliditetom, Zakona br. 05/L-078 o Izmenama i Dopunama Zakona br. 03/L-019, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024. i na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o Regulaciji Konkursnih Procedura u Javnom Sektoru, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršni direktor N.P.L. PALATA MLADIH d.o.o. u Prištini, dana 15.01.2025. donosi:

JAVNI KONKURS

Za popunjavanje slobodnog radnog mesta

I. Naziv radnog mesta:

Službenik za nabavku (jedno radno mesto);

II. Visina mesečne plate za radno mesto:

Koeficijent 4,50, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0,5% za svaku punu godinu radnog iskustva.

III. Kratak opis radnih zadataka, ciljevi radnog mesta, kao i glavne odgovornosti: 
Zadaci i odgovornosti:

  • Odgovoran za upravljanje svim aktivnostima nabavke u preduzeću u okviru svojih
  • nadležnosti, u skladu sa odredbama Zakona o javnim nabavkama (LPP);
  • U konsultaciji sa svim odeljenjima priprema godišnji plan nabavke;
  • Obezbeđuje da roba, usluge i radovi budu nabavljeni na ekonomski najpovoljniji, efikasan i efektivan način;
  • U meri u kojoj je moguće, obezbeđuje da tehničke specifikacije ne sadrže ograničenja konkurencije;
  • Savetuje zahtevaoce u vezi sa metodama i praksama nabavke;
  • U saradnji sa rukovodiocima zahtevaoca, koordinira svu dokumentaciju, tehničke specifikacije, parametre, proračune i crteže;
  • Organize i upravlja nabavnim aktivnostima;
  • Preporučuje sastav članova Komisije za vrednovanje ponuda
  • Učestvuje u pregovorima o tenderima i obezbeđuje pravične rezultate;
  • Nakon završetka procesa vrednovanja, razmatra predlog za ugovor koji je preporučila komisija za vrednovanje;
  • Prihvata/odbija preporuku;
  • Potpisuje ugovore nakon potvrde da finansijski podaci nisu promenjeni;
  • U slučaju nesuglasica, oštećenja robe, prekomernih ili nedovoljnih isporuka, neuspeha u izvedbi ili drugih relevantnih komplikacija, čuva svu komunikaciju i relevantne dokaze, u skladu sa pravilima i Operativnim vodičem za javne nabavke;
  • Nakon izveštaja menadžera ugovora, prati izvođače koji nisu ispunili svoje ugovorne obaveze, u vezi sa odgovarajućim naknadama, naknadama štete i aranžmanom za otkazivanje ugovora;
  • Izveštava na godišnjem nivou na kraju svake fiskalne godine o potpisanim ugovorima;
  • Priprema nedeljne i mesečne izveštaje za izvršnog direktora;
  • Obavlja i druge zadatke u vezi sa opisom radnih zadataka, kao i zadatke poverene od strane izvršnog direktora.

IV. Opšti i posebni uslovi za radno mesto:

  • Univerzitetska diploma: ekonomski, pravni fakultet, javna administracija ili slični smerovi;
  • 5 godina profesionalnog radnog iskustva u javnim nabavkama;
  • 3 godine iskustva na menadžerskim i rukovodećim pozicijama;
  • Sertifikat za javne nabavke;
  • Poznavanje i iskustvo u oblasti nabavki i zakonodavstva;
  • Veštine u komunikaciji, planiranju posla i vođenju tima;
  • Istraživačke veštine;
  • Sposobnost obavljanja zadataka i rada pod pritiskom;
  • Računarske veštine u Microsoft Office programima;
  • Etičnost u radu i integritet.

V. Specifikacija potrebnih dokumenata za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih uslova radnog mesta:

  • Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
  • Formular prijave za posao;
  • Kopija lične karte; CV; Izvod iz matične knjige rođenih; Motivaciono pismo;
  • Notarizovani dokazi o obrazovanju i profesionalnoj kvalifikaciji;
  • Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene kod notara;
  • Dokaz o radnom iskustvu/sertifikat izdat od relevantne institucije za radno iskustvo, koji precizira radnu poziciju i trajanje angažmana na toj poziciji;
  • Pregled uplate penzionih doprinosa (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Fonda za penzijsko osiguranje Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplaćuju u ovaj fond);
  • Sertifikat iz nadležnog suda da nije u toku krivični postupak i da nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne stariji od 6 meseci od dana izdavanja);
  • Spisak dostavljenih dokumenata.

VI. Informacije da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme i trajanje probnog rada:

  • Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, uz mogućnost produženja.
  • Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu da raskinu radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.

VII. Datum i tačno vreme završetka konkursa:

  • Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.

VIII. Način prijave na konkurs:

  • Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sve tražene dokumente prema tački V i pošalju ih, zajedno sa prijavom za posao, na email adresu: [email protected].
  • Povratne informacije: Jedinica za ljudske resurse će obezbediti informacije o prihvatanju prijava.
  • Dalja pojašnjenja: Jedinica za ljudske resurse javne institucije pruža dodatna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima javnog konkursa tokom faze prijava.

IX. Način ocenjivanja i kriterijumi za bodovanje:

  • Ocenjivanje kandidata biće obavljeno putem pismenog testa i usmenog intervjua.
  • Uspešan kandidat je onaj koji postigne najmanje 55 poena iz svih faza konkursa.

X. Rok za regrutaciju:

  • Nakon zatvaranja konkursnog roka, jedinica za ljudske resurse će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjenost uslova od strane kandidata.

XI. Napomena o prijavama poslatim nakon isteka roka:

  • Prijave poslati nakon 29.01.2025 godine neće biti razmatrane.