Zyrtar për Kulturë dhe Sport (Alb/Srb)
Data e publikimit
16-01-2025
Data e perfundimit
29-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Art dhe Kulturë
Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, Ligjit Nr. 05/L-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-019, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025 shpall:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
Kontrata për punë dhe detyra specifike
I.Titulli i vendit të punës:
Zyrtar për kulturë dhe sport në Departamentin e Shërbimeve Afariste (një vend pune);
II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 2.50, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.
III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;
- Organizon, përcjellë dhe përgjigjet për programet kulturore dhe sportive në Pallatin e Rinisë.
- Gjatë ekzekutimit të ndonjë programi kulturor apo sportiv, përcjellë realizimin e programit gjatë kohës së ekzekutimit të të njëjtit dhe atë gjatë orarit të paradites dhe pas ditës, si dhe mban proçesin e mirëvajtjes së programeve.
- Propozon dhe realizon planin e punës mujore, periodike dhe vjetore, në lëmin e muzikës popullore – manifestimeve të ndryshme, të muzikës argëtuese të lehtë, dhe organizon ekspozita dhe aktivitete sportive të ndryshme.
- Planifikon regjistrin e programeve dhe organizon programe me përmbajtje kulturo-zbavitëse dhe sportive.
- Hulumton nevojat e qytetarëve, e posaçërisht kërkesat e të rinjve në lëmin e kulturës dhe sportit, dhe propozon forma të reja të organizimit programor në pajtim me konceptin programor të Ndërmarrjes.
- Përpilon informata, analiza, raporte dhe proçesverbale lidhur me punën e kryer.
- Përkujdeset dhe është përgjegjës për organizimin e përgjithshëm të aktiviteteve tëkulturës dhe sportit.
- Është përgjegjës për rregullsinë e sallave dhe inventarit kulturor dhe sportiv.
- I raporton: Udhëheqësit të Departamentit të shërbimeve afariste.
IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
- Të ketë përgatitje universitare (diplomë universitare).
- Një (1) vit përvojë pune në punët dhe detyrat e ngjashme.
- Aftësia për kryerjen e punës përkatëse.
- Njohuri obligative e kompjuterit.
V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;
- Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
- Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
- Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
- Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Lista e dokumenteve të dorëzuara.
VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:
- Lloji i kontratës: Kontrata për një detyrë specifike, ku nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një (1) viti.
VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.
VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:
- Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected].
- Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
- Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.
IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
- Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.
X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:
- Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:
- Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.
U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, Zakona br. 03/L-019 o obuci, profesionalnoj rehabilitaciji i zapošljavanju osoba sa invaliditetom, Zakona br. 05/L-078 o izmenama i dopunama Zakona br. 03/L-019, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjem organizovanju i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373, od 22.11.2024. i na osnovu člana 6. Uputstva za administrativnu regulaciju MFPT br. 01/2024 o uređivanju procedura konkursa u javnom sektoru, a nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025. godine, objavljuje:
JAVNI KONKURS
Za popunjavanje slobodnog radnog mesta
Ugovor za specifičan zadatak
I. Naziv radnog mesta:
Zaposleni za kulturu i omladinu u Odeljenju za poslovne usluge (jedno radno mesto);
II. Visina mesečne plate za radno mesto:
Koeficijent 2.50, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku godinu potpunog radnog iskustva.
- Kratki opis posla, uključujući cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:
- Organizuje, prati i odgovara za kulturne i sportske programe u Palati omladine.
- Tokom sprovođenja bilo kog kulturnog ili sportskog programa, prati realizaciju programa u toku izvođenja, kako u jutarnjim, tako i u popodnevnim časovima, kao i održava proces pravilnog izvođenja programa.
- Predlaže i realizuje mesečne, periodične i godišnje radne planove u oblasti narodne muzike – raznih manifestacija, zabavne muzike, kao i organizuje izložbe i razne sportske aktivnosti.
- Planira registar programa i organizuje programe sa kulturno-zabavnim i sportskim sadržajem.
- Istražuje potrebe građana, posebno zahteve mladih u oblasti kulture i sporta, i predlaže nove oblike organizacije programa u skladu sa programskom koncepcijom preduzeća.
- Priprema informacije, analize, izveštaje i zapisnike vezane za obavljeni rad.
- Brine i odgovara za opštu organizaciju kulturnih i sportskih aktivnosti.
- Odgovoran je za urednost sala i kulturno-sportskog inventara.
- Izveštava: Vođu Odeljenja za poslovne usluge.
III. Opšti i specifični kriterijumi za radno mesto:
- Ima universitetsku diplomu (diploma fakulteta).
- Jednu (1) godinu radnog iskustva na sličnim poslovima i zadacima.
- Sposobnost za obavljanje specifičnih zadataka.
- Obavezno poznavanje rada na računaru.
V. Specifikacija odgovarajućih dokumenata/sertifikata za dokazivanje ispunjavanja opštih i specifičnih kriterijuma radnog mesta:
- Kandidati koji se prijavljuju za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
- Formular za prijavu na konkurs (prijavni obrazac);
- Kopija lične karte; CV; Izvod iz matične knjige rođenih; Motivaciono pismo;
- Sertifikate o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama ovjerene notarskom službom;
- Diplome sa stranih univerziteta treba da budu nostrifikovane od strane Ministarstva prosvete, nauke i tehnologije i ovjerene notarskom službom.
- Dokaz o radnom iskustvu/ potvrda koju izdaje nadležni poslodavac o radnom iskustvu, koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
- Izvodi iz penzionih doprinosa (ne traži se za radno iskustvo pre osnivanja Fonda za penzijsko štednju Kosova, kao i za radno iskustvo kada poslodavci nisu bili obavezni da uplaćuju doprinose u ovaj fond);
- Sertifikat od nadležnog suda da nije u toku krivični postupak i da nije osuđivan za izvršenje bilo kog krivičnog dela (ne stariji od 6 (šest) meseci od datuma izdavanja);
- Spisak dostavljenih dokumenata.
VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, kao i trajanje probnog perioda:
- Tip ugovora: Ugovor za specifičan zadatak, koji ne može trajati duže od sto dvadeset (120) dana unutar jednog (1) godine.
VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:
- Konkurs je otvoren od 15.01.2025 do 29.01.2025 godine.
VIII. Način prijave na konkurs:
- Traženi dokumenti: Svi kandidati moraju skenirati sve dokumente koji se zahtevaju prema tački V i poslati ih zajedno sa zahtevom za zaposlenje/aplikacijom na e-mail adresu: [email protected]
- Povratne informacije: Jedinica za ljudske resurse će obezbediti informacije o prijemu zahteva za zaposlenje/aplikacija.
- Dodatna objašnjenja: Jedinica za ljudske resurse javnog instituta pruža potrebna objašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima javnog konkursa tokom faze prijava.
IX. Način ocenjivanja i kriterijumi za bodovanje:
- Ocenjivanje kandidata će se obaviti kroz pisani test i intervju (usmeni test).
- Minimalni broj poena za prolaz je 55 poena iz svih faza konkursa.
X. Kalendar procedure regrutovanja:
- Nakon isteka roka za konkurs, Sektor za ljudske resurse će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.
XI. Napomena za prijave poslate nakon roka:
- Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.