www.ofertapune.net Kryeteknik për Nxemje, Klimë dhe Ventilim (Alb/Srb) | PunaIme

Kryeteknik për Nxemje, Klimë dhe Ventilim (Alb/Srb)

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2025

Data e perfundimit

29-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

I. Titulli i vendit të punës:

Kryeteknik për nxemje, klimë dhe ventilim në Sektorin Teknik të Departamentit të Operativës (një vend pune);

II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;

Koeficient prej 2.45, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.

III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të
punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;

  • Drejton dhe koordinon të gjithë tekniket për nxemje, klima dhe ventilim, duke siguruar që të gjitha punimet dhe mirëmbajtjet të realizohen në mënyrë efikase dhe efektive.
  • Monitoron dhe inspekton punën e teknikeve për të siguruar që standardet e cilësisë dhe sigurisë të jenë të përmbushura.
  • Planifikon dhe organizon aktivitete ditore dhe javore për tekniket, duke siguruar që të gjitha kërkesat për mirëmbajtje dhe riparim të përmbushen në kohë.
  • Koordinon përgatitjet për fillimin e sezonit të ngrohjes apo ftohjes, duke kontrolluar dhe miratuar masat e ndërmarra nga tekniket.
  • Siguron që të gjitha pajisjet dhe veglat e punës të jenë në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtura, duke përfshirë kompresorët, kondensatorët, kullat ftohëse dhe avulluesit.
  • Zhvillon dhe implementon strategji për përmirësimin e eficiencës dhe efektivitetit të sistemeve të nxemjes, klimës dhe ventilimit.
  • Siguron komunikim të vazhdueshëm me tekniket dhe stafin tjetër për të adresuar çështjet dhe problemet që mund të lindin gjatë operacioneve të përditshme.
  • Përgatit raporte të rregullta për performancën e sistemeve dhe teknikeve, duke identifikuar mundësitë për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.
  • Ofron trajnime dhe udhëzime për tekniket për të siguruar që ata të jenë të përgatitur dhe të aftë për të kryer detyrat e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.
  • Siguron që të gjitha punimet të jenë në përputhje me rregulloret dhe standardet e sigurisë dhe cilësisë.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së përgjegjësit të mirëmbajtjes dhe Udhëheqësit të Sektorit Teknik.

IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;

  • Kualifikimi i mesëm.
  • Përvojë pune së paku 5 vjecare në fushën e nxemjes, klimës, dhe ventilimit. Përvojë pune në menaxhim dhe organizim të punëtorëve.

V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të
përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;

  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
  • Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës
provuese:

  • Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
  • Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.

VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.

VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:

  • Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected]
  • Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
  • Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.

IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:

  • Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
  • Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.

X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:

  • Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.

XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:

  • Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.

U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o regulisanju procedura konkursa u javnom sektoru, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025, donosi:

JAVNI KONKURS

Za popunjavanje slobodnog radnog mesta

I. Naziv radnog mesta:

Glavni tehničar za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju u Tehničkom sektoru Odeljenja za operativu (jedno radno mesto);

II. Visina mesečne plate za radno mesto:

Koeficijent 2.45, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.

III. Kratak opis posla, u kojem se navodi cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:

  • Usmerava i koordinira rad svih tehničara za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju, osiguravajući da svi radovi i održavanja budu efikasno i efektivno realizovani.
  • Praćenje i inspekcija rada tehničara kako bi se obezbedilo poštovanje standarda kvaliteta i bezbednosti.
  • Planiranje i organizovanje dnevnih i nedeljnih aktivnosti tehničara, osiguravajući da svi zahtevi za održavanje i popravke budu ispunjeni na vreme.
  • Koordinacija priprema za početak grejne ili rashladne sezone, kontrola i odobravanje mera preduzetih od strane tehničara.
  • Osiguranje da sva oprema i alati za rad budu u dobrom stanju i pravilno održavani, uključujući kompresore, kondenzatore, rashladne kule i isparivače.
  • Razvijanje i implementacija strategija za poboljšanje efikasnosti i efektivnosti sistema za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju.
  • Obezbeđivanje kontinuirane komunikacije sa tehničarima i drugim osobljem kako bi se rešavali problemi koji mogu nastati tokom svakodnevnih operacija.
  • Priprema redovnih izveštaja o performansama sistema i tehničara, identifikovanje mogućnosti za unapređenje i dalji razvoj.
  • Pružanje obuka i uputstava tehničarima kako bi se obezbedilo da budu pripremljeni i sposobni da izvrše svoje zadatke na siguran i efikasan način.
  • Obezbeđivanje da svi radovi budu u skladu sa pravilnicima i bezbednosnim i kvalitetnim standardima.
  • Obavljanje drugih zadataka prema zahtevima nadležnog za održavanje i rukovodioca Tehničkog sektora.

IV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:

  • Srednja stručna sprema.
  • Radno iskustvo najmanje 5 godina u oblasti grejanja, klimatizacije i ventilacije.
  • Radno iskustvo u menadžmentu i organizaciji rada radnika.

V. Specifikacija potrebnih dokumenata/potvrda za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma:

  • Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
  • Prijavni obrazac za zaposlenje;
  • Kopija lične karte; CV; Uverenje o rođenju; Motivaciono pismo;
  • Dokazi o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama overeni od strane notara;
  • Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene od strane notara;
  • Potvrda o radnom iskustvu/izdana od odgovarajuće institucije koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
  • Izveštaji o penzionim doprinosima (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplate doprinose u ovaj fond);
  • Uverenje od nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da kandidat nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne starije od 6 meseci od datuma izdavanja);
  • Lista dostavljenih dokumenata.

VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, i trajanje probnog perioda:

  • Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
  • Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.

VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:

  • Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.

VIII. Način prijave na konkurs:

  • Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva dokumenta koja se traže prema tački V i pošalju ih zajedno sa prijavom na posao na e-mail adresu: [email protected]
  • Povratne informacije: Jedinica ljudskih resursa će obezbediti informacije o prijemu prijava.
  • Dodatna pojašnjenja: Jedinica ljudskih resursa institucije će pružiti potrebna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima konkursa tokom faze prijava.

IX. Način vrednovanja i kriterijumi za ocenjivanje:

  • Vrednovanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i usmenog intervjua.
  • Uspeh je postignut ako kandidat postigne najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.

X. Kalendar procedure zapošljavanja:

  • Nakon isteka roka za prijavu na konkurs, jedinica ljudskih resursa će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.

XI. Napomena u vezi sa prijavama poslatim nakon roka:

  • Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.