www.ofertapune.net Specialist i/e shitjes, Kontabilist/e, Operator i Prodhimit CNC, Menaxher i prodhimit | PunaIme

Specialist i/e shitjes, Kontabilist/e, Operator i Prodhimit CNC, Menaxher i prodhimit

Kompania

Ukaj Company

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

15-01-2025

Data e perfundimit

13-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Konkurs

1.Showroom:

  • Specialist i/e shitjes
  • Kontabilist/e

2.Fabrikë:

  • Operator i prodhimit CNC
  • Menaxher i prodhimit

Specialist i/e shitjes:  

Detyrat:

  • Të identifikojë mundësi shitjeje dhe të arrijë objektivat e caktuara.
  • Të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe të kërkojë mundësi të reja për rritjen e bazës së klientëve.
  • Të prezantojë produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë profesionale.
  • Të përgatisë dhe të negociojë oferta dhe kushte kontrate për klientët.
  • Të mbajë të dhënat e shitjeve dhe të raportojë mbi rezultatet dhe avancimin e objektivave. 

Kriteret:

  • Diplomë e mesme ose universitare (preferohet në fushën e Marketingut ose Biznesit).
  • Përvojë të paktën 1-2 vjet në pozita shitjeje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocuese.
  • Përshtatshmëri dhe fleksibilitet në mjedisin dinamik të shitjeve.
  • Njohuri të gjuhës angleze (preferohet).


Kontabilist/e:

Detyrat:

  • Të mbajë regjistrimet dhe llogaritë financiare të kompanisë.
  • Të përgatisë dhe të dorëzojë raporte të plota kontabël për periudha të ndryshme.
  • Të kontrollojë faturat dhe të sigurojë saktësinë e të dhënave financiare.
  • Të përgatisë dhe të depozitojë deklaratat tatimore.
  • Të menaxhojë dhe të kontrollojë dokumentacionin e pagesave dhe të të ardhurave.

Kriteret:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë ose Ekonomi.
  • Përvojë të paktën 1 vit në pozita kontabël.
  • Njohuri të thella të standardeve kontabël dhe sistemeve të menaxhimit të
  • Aftësi për të punuar me softuerë kontabël dhe financiare.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.


Operator i prodhimit CNC

Detyrat:

  • Të operojë dhe të mbikëqyrë makineritë CNC për të prodhuar pjesë precize dhe sipas specifikimeve.
  • Të realizojë kontrollin e cilësisë së pjesëve të prodhuara.
  • Të lexojë dhe të interpretojë vizatime teknike dhe specifikime të projekteve. 
  • Të sigurohet që makineria të funksionojë pa probleme dhe të kryejë mirëmbajtje të rregullt.
  • Të mbajë regjistra të prodhimit dhe raporte të punës.

Kriteret:

  • Diplomë shkollë e mesme ose trajnim profesional në fushën e teknologjisë ose inxhinierisë.
  • Përvojë në përdorimin e makinerive CNC (preferohet).
  • Njohuri të avancuara mbi proceset e prodhimit dhe mirëmbajtjes.
  • Aftësi për të lexuar vizatime teknike dhe dokumente.
  • Aftësi për të punuar në kushte të sigurta dhe për të menaxhuar rrezikun në mjedisin e punës.


Menaxher Prodhimi
 

Detyrat:

  • Të drejtojë dhe të koordinojë aktivitete të përditshme të prodhimit për të siguruar cilësi dhe efikasitet.
  • Të zhvillojë dhe të implementojë strategji për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe për optimizimin e burimeve.
  • Të mbajë komunikim të ngushtë me departamentet e tjera për të siguruar që prodhimi të jetë në përputhje me kërkesat.
  • Të kontrollojë dhe të menaxhojë inventarët e materialeve dhe të udhëhoqë punonjësit e prodhimit.
  • Të përgatisë raporte periodike mbi performancën e prodhimit.

Kriteret:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Prodhimi, Menaxhim ose fushë të
  • Përvojë të paktën 3-5 vjet në menaxhimin e proceseve të prodhimit.
  • Aftësi për të menaxhuar burimet dhe staf, dhe për të trajtuar situata komplekse.
  • Njohuri të thella të teknologjisë dhe proceseve të prodhimit.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse

Aplikoni direkt permes butonit “Apliko Këtu” ose dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] Na kontaktoni në:

045 139 353 

Ose vizitoni showroom-in tonë: Magjistralja Pejë – Deҫan, te rrethrrotullimi.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?