www.ofertapune.net Menaxher i Lartë i Riskut | PunaIme

Menaxher i Lartë i Riskut

Kompania

Deutsche Investment Fund

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-01-2025

Data e perfundimit

15-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Deutsche Investment Fund shpall:

KONKURS

Menaxher i Lartë i Riskut 

Qyteti: Prishtinë

Afati i Aplikimit: 15/01/2025 – 15/02/2025

Pershkrimi I detyrave te punes:

  • Bën vlerësime të rregullta të rrezikut për të identifikuar rreziqet e mundshme në portofolin e garancisë, operacione, investime dhe kushte të tregut.
  • Zhvillon profile të rrezikut për secilën palë, kontribuon në përcaktimin e nivelit të rrezikut të pranueshëm të institucionit dhe ia propozon bordit të drejtorëve për miratim.
  • Zhvillon dhe modifikon, sipas nevojës, politikën dhe procedurën e rrezikut të garancisë kreditore dhe rrezikut operacional dhe është përgjegjës për zbatimin e këtyre politikave dhe procedurave në institucion.
  • Krijon një mekanizëm për zvogëlimin e gjasave që të ndodhin ngjarje të paparashikuara; 
  • Zhvillon kornizën (procedurën) që përcakton: procesin e identifikimit, vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut operacional.
  • Përgatit raportet përkatëse të nevojshme për zbulimin e hershëm të rreziqeve në portofolin e garancisë dhe rreziqeve operacionale. 
  • Monitoron ekspozimet ndaj rrezikut dhe zbaton matjen e rrezikut për të vlerësuar rrezikun në portofolin e garancisë së institucionit.
  • Përgatit dhe prezanton raportet e rrezikut dhe pakot e tjera të raportimit për të siguruar monitorimin e duhur të portofolit të garancisë në institucion. 
  • Zhvillon treguesit dhe tendencat kryesore të rrezikut për të monitoruar performancën e portofolit të garancisë.
  • Zhvillon dhe mirëmban Bazën e të Dhënave të Rasteve/Ngjarjeve të Rrezikut, për të menaxhuar rrezikun operacional në institucion.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji për zbutjen e rrezikut për të zvogëluar ndikimin e rreziqeve të identifikuara.
  • Bashkëpunon me njësitë e tjera të punës në institucion për të siguruar respektimin e politikave dhe procedurave të rrezikut.
  • Propozon masa për zbutjen e rrezikut për menaxhim më të mirë të rrezikut kreditor në portofol. 
  • Siguron pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore vendore dhe ndërkombëtare që lidhen me menaxhimin e rrezikut.
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin e standardeve të shëndosha të menaxhimit të rrezikut në institucion.
  • Ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe siguron bashkëpunim të ngushtë me ta.
  • Bashkëpunon me palë të jashtme, përfshirë auditorët, rregullatorët dhe rrjetet e menaxhimit të rrezikut

Kriteret / Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare përkatëse (diploma master është një plus);
  • Së paku pesë vjet përvojë menaxheriale në bankë/ose IMF në Kosovë, në fushën e menaxhimit të kredive ose/dhe rrezikut operacional.  
  • Njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme në fushën bankare, duke përfshirë dhe kuptuar kreditimin dhe kreditë e NVM-ve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht dhe shqip;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri për kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë.

MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 15 shkurt 2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e e-mailit  [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Menaxher i Lartë i Riskut”.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?