www.ofertapune.net Menaxher i Financave | PunaIme

Menaxher i Financave

Kompania

Deutsche Investment Fund

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-01-2025

Data e perfundimit

15-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Deutsche Investment Fund shpall:

KONKURS

MENAXHER I FINACAVE

Qyteti: Prishtinë

Afati i Aplikimit: 15/01/2025 – 15/02/2025

Pershkrimi I detyrave te punes:

  • Organizon, drejton dhe mbikqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda ndërmarrjes,
  • Krijimin dhe permiresimin e vazhdueshem te Njesise se Financave dhe Kontabilitetit duke krijuar Procedurat e nevojshme
  • Menaxhimi i aspekteve tatimore te kompanise dhe kordinimi i puneve me Administraten Tatimore te Kosoves, Auditoret etj.
  • Organizon, mbikqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Njesise së Financave dhe kontabilitetit,
  • Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar,
  • Mbikqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda Njesise së Financave dhe Kontabilietit,
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga menaxhmenti i ndërmarrjes ,rregullatori si dhe palet e treta (Bankat, Auditoret etj)
  • Përpilon raporte mujore, tre mujore dhe përpilon pasqyrat financiare në varësi të kërkesave nga menaxhmenti
  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti I kompanis

Kriteret / Aftësitë e kërkuara:

  • Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),
  • Kualfikimi profesional ne Kontabilitet (SCAAK ose ACCA) e domosdoshme se paku 2 nivele
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave,
  • Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse,
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes,
  • Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Njesise se Financave,
  • Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi,
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
  • Aftësi për zgjidhje të situatave komplekse
  • Aftësi të mira komunikative dhe prezentuese
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Njohuri të shkëlqyeshme në Quick Books, Excel, Power Point, Word etj
  • Njohuri të gjuhës angleze

MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 15 shkurt 2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e e-mailit  [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Menaxher i Finacave”.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?