Zyrtar/e i/e Pajtueshmerisë dhe AML
Data e publikimit
15-01-2025
Data e perfundimit
15-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
Deutsche Investment Fund shpall:
KONKURS
Zyrtar/e i Pajtushmerise dhe AML (Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit) (PPPP/LFT)
Qyteti: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 15/01/2025 – 15/02/2025
Pershkrimi I detyrave te punes:
- Kujdeset që politikat dhe procedurat për parandalimin e pastrimit të parave dhe lufrimin e financimit të terrorizmit zbatohen tërësisht në praktikë;
- Në bashkëpunim me departamentin ligjor dhe zyrtarin e pajtueshmërisë përpilon dhe përditëson politikat dhe procedurat e brenshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
- Monitoron dhe bën analiza të përditshme të transaksioneve të kryera në DIF;
- Pranon dhe përgjigjet në kërkesat e Njësisë së Inteligjencës Financiare, Bankës Qendrore të Kosovës si dhe autoriteteve relevante, në lidhje me të dhënat e transaksioneve;
- Raporton transaksionet e dyshimta për parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizimit dhe trasaksionet në para të gatshme në NJIF-K;
- Monitoron përputhshmërinë e politikave dhe procedurave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit në të gjitha filialet e kompanisë dhe pikat e agjentëve;
- Definon kriteret e marrëdhënieve të biznesit, të cilat paraqesin shkallë më të lartë të rrezikut;
- Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe me menaxhmentin e lartë në lidhje me çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizimit;
- Është vazhdimisht i informuar në lidhje me rregulloret e reja nga NJIF-K dhe BQK.
Kriteret / Aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në juridik apo fusha të ngjashme;
- Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, preferohet përvoja në institucione financiare apo banka
- Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike;
- Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur;
- Të ketë njohuri ne ligjet relevante dhe rregulloret për institucione financiare;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe në të shkruar në gjuhën angleze.
MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 15 shkurt 2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar/e i Pajtushmerise dhe AML”.