Asistent/e i/e Financave, Dërgues Malli, Punonjës në Depo, Asistent/e i/e Shitjes
Data e publikimit
09-01-2025
Data e perfundimit
31-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
SHPALL KONKURS PËR VENDET E LIRA TË PUNËS
Pozita: Asistent i/e Financave – Vende te punës: 1
Pozita: Dërgues Malli – Vende te punës 1
Pozita: Punonjës në depo – Vende te punës 1
Asistent e shitjes i/e – Vende të punës 1
Pozita: Asistent i/e Financave
Përgjegjësitë:
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
- Regjistrimi i ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve dhe investimeve;
- Barazimi i kartelave financiare të blerësve;
- Përcjellja dhe raportimi i Llogarive te Arketueshme;
- Asistimi në përgatitjen e librave tregtar;
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
- Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore,
- Ruan sekretet afariste të kompanisë;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
- Eksperiencë pune së paku 2 vite në fushën e Kontabilitetit apo Financave;
- Njohja e programit Pro Data është përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office me theks të veçantë Mc Excel;
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
- Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.
Dërgues i porosive
Përgjegjësitë:
- Kryen dërgesat e prorosive në teren;
- Bën palimin dhe renditjen e mallit në raft;
- Të krijoj marrëdhënie të mira me blerësit duke ofruar shërbime efikase të orientuara drejt klientit;
- Analizon prezencën e produkteve në treg konkurrencën, çmimet;
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme;
- Së paku dy vite përvojë pune shitje në teren, përparesi do të jetë përvoja me barnatore;
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
- Patent shoferi kategoria B.
Punonjës në depo
Përgjegjësitë:
- Kujdeset për mallin / produktet në depo;
- Palon mallin në vendin e duhur në depo me renditje sipas afateve;
- Vendos deklaracionet në produkte;
- Punë të tjera në depo sipas detyrave të përcaktuara.
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme
- Shkathtësi të punës në grup
- I kujdeshshëm ndaj detajeve
- Patent shoferi kategoria B
Asistent i/e e shitjes
Përgjegjësitë:
- Mirëpret konsumatorët ;
- Vlerëson nevojat e klientëve dhe ofron informacionin e nevojshëm mbi tiparet e produktit
- Spjegon benefitet dhe funksionet e produktit, mënyrën e përgatitjes dhe mënyrën e përdorimit;
- Bën shërbimin e pagesave dhe barazimin e arkës;
- Bën promovimin e produkteve në rrjetet sociale;
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë në shitje me pakicë;
- Të ketë njohuri mbi gamën e produkteve herbale (ushqim i shëndetshëm, çajëra, suplemente, vitamina, minerale)
- Qëndrim profesional ndaj klientëve, e orientuar drejt nevojave të konsumatorit;
- Njohuri në promovimin dhe reklamimin e produkteve në rrjete sociale;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri të punës me kompjuter.
Kandidatët e interesuar duhet dërgojnë CV-në dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose në email: i[email protected]. Konkursi është i hapur deri me datën 31-01-2025.