www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Marketingut | PunaIme

Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Marketingut

Kompania

Ciao Berto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-01-2025

Data e perfundimit

07-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për këto pozita të hapura të punës:

  • Menaxher/e i/e Shitjes
  • Menaxher/e Marketingu

Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.

Lokacioni                               Salloni Shites, Shkabaj, Prishtinë
Paga dhe benefitet               Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit                          07.02.2025
Pozitat                                    Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e Marketingu
Orari                                        Orar i plotë
Aplikimi                                  Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese në: [email protected]

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e i/e Shitjes:

  • Hartimi i planeve dhe strategjive për zhvillimin e biznesit dhe arritjen e objektivave të shitjeve të kompanisë dhe monitorimi i objektivave të caktuara të shitjeve;
  • Menaxhimi i ekipeve të shitjeve, operacioneve dhe burimeve për të siguruar rritje fitimprurëse;
  • Përcaktimi i strukturës optimale të forcës së shitjeve dhe menaxhimi i rekrutimeve për të shkallëzuar ekipin sipas kushteve të tregut dhe mundësive;
  • Përcaktimi i objektivave individuale të shitjeve për ekipin e shitjeve, monitorimi i performancës dhe rregullimi i strategjive sipas nevojës;
  • Mbikëqyrja e aktiviteteve dhe performancës së ekipit të shitjeve;
  • Nxitja e ekipit të shitjeve drejt performancës së lartë duke kryer rishikime, vlerësime dhe ofruar feedback konstruktiv;
  • Bashkëpunimi ngushtë me ekipin e marketingut për të siguruar gjenerimin e vazhdueshëm të mundësive të shitjes;
  • Menaxhimi i raportimeve të detajuara të matjeve dhe KPI-ve të shitjeve, duke rregulluar teknikat dhe strategjitë e shitjes.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.

Kualifi­kimet për pozitën Menaxher/e i/e Shitjes:

  • Diplomë univestiteti në Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Diploma mastër në biznes ose fusha të ngjashme krijon përparësi;
  • Certifikata të përshtatshme si Profesionist i Certifikuar i Lidershipit të Shitjeve ose Certifikimi në Menaxhimin Strategjik të Shitjeve gjithashtu krijojnë përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e shitjes (+3 vite);
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të shitjes;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e Marketingu:

  • Të kontribuojë në hartimin e strategjisë së marketingut për kompaninë;
  • Koordinimi i departamentit dhe delegimi i përgjegjësive tek zyrtarët;
  • Menaxhimi i web faqes, përditësimi i përmbajtjeve;
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale;
  • Krijimi i kampanjave/fushatave;
  • Ngritja e Brand Awareness;
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të departamentit të marketingut;
  • Koordinimi i strategjive të marrëdhënjeve me publikun;
  • Të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit;
  • Analizimin e performancës së fushatave reklamuese;
  • Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut, dhe këshillimi i bordit;
  • Rekrutimi i stafit për departamentin e marketingut;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.

Kualifi­kimet për pozitën Menaxher/e Marketingu :

  • Diplomë univestiteti të fushave relevante;
  • Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut digjital;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+3 vite);
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet percjellëse përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]

Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.

Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?