www.ofertapune.net Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Malishevë | PunaIme

Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Malishevë

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Malishevë

Data e publikimit

30-12-2024

Data e perfundimit

31-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNËS:

Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Malishevë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • T’ju përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë;
  • Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Identifikimi i duhur dhe i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të biznesit;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
  • Të mirëmbajë portfolios kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.

Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit më të lartë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 8 janar 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.