www.ofertapune.net Shitës/e (2) | PunaIme

Shitës/e (2)

Kompania

Minna Fashion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-12-2024

Data e perfundimit

15-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PUNE: Shitës/e në Minna Fashion (2 pozita)
Lokacioni: Prishtine

Minna Fashion, një kompani e njohur për kontributin e madh ne industrine e modes ne Kosove, është në kërkim të një Shitësi/Shitëseje energjik/e dhe të përkushtuar për të përforcuar ekipin tonë në showroom-et tona në Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpritja dhe këshillimi i klientëve në showroom.
  • Prezantimi i koleksioneve tona dhe ofrimi i sugjerimeve të përshtatshme sipas kërkesave të klientit.
  • Kujdesi për paraqitjen dhe organizimin e produkteve në dyqan.
  • Menaxhimi i transaksioneve dhe mirëmbajtja e një shërbimi cilësor për klientët.
  • Ndjekja e stokut dhe bashkëpunimi me ekipin për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në shitje ose në një rol të ngjashëm (e preferuar).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Energjik/e, i/e sjellshëm/me dhe me aftësi të mira për të punuar në ekip.
  • Fleksibilitet dhe përkushtim për të punuar në një mjedis dinamik.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe bonus mbi performancën e shitjeve (paga baze 600euro + komision ne shitje).
  • Një ambient pune inspirues në industrinë e modës.
  • Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi.
  • Mundësinë për të punuar me koleksione unike dhe të njohura.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në butonin “Apliko Ketu” ose ne email: [email protected] deri më datë 15.01.2024. Ju mund të aplikoni gjithashtu duke vizituar showroom-in ne Prishtine cdo dite pune gjate orarit 10:00-12:00.

Na bashkohuni dhe bëhuni pjesë e një ekipi që sjell stil dhe kreativitet në çdo detaj!

Minna Fashion
Adresa: Cagllavice (afer hotel emerald) , Prishtine, Kosove
Kontakti: 048 801 074
Emaili[email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?