Udhëheqës i Zyrës së Burimeve Njerëzore (Alb/Srb)
Data e publikimit
20-12-2024
Data e perfundimit
03-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
l. Titulli i vendit të punës:
Udhëheqës i Zyrës së burimeve njerëzore (një vende pune);
ll. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 4.50, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.
lll. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Harton planin vjetor të personelit dhe planit afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të Ndërmarrjes;
- Përgatitë raport vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore;
- Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit;
- Administron dosjet përsonale të punëtorëve;
- Mbikëqyrë procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Ligjin e Punës dhe Rregulloret e Brendshme të kompanisë;
- Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe cilësor duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara;
- Përcakton së bashku me udhëheqësit e njësive dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
- Udhëheq procesin e planifikimit, vlerësimit dhe rekrutimit të personelit si dhe menaxhon dhe mirëmban sistemin e informatave për menaxhimin e Burimeve Njerëzore të kompanisë;
- Siguron që punonjësit janë të informuar dhe të mbrojtur sipas legjislacionit dhe politikave të punës.
- Ofron mbështetje dhe këshilla për çështje të mirëqenies së punonjësve dhe menaxhimin e konfliktit në vendin e punës.
- Koordinon aktivitetet dhe mbanë përgjegjësi për trajnimet e stafit;
- Monitoron performancën e stafit dhe harton plane për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin e tyre.
- Kryen vlerësime të performancës dhe zhvillon plane për të trajtuar çështjet e performancës së dobët.
- Është përgjegjës për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj punëtorëve të Ndërmarrjes.
- Kryen punë dhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, të cilat kërkohen nga mbikëqyrësi;
lV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
- Diplomë Universitare në Fakultetin Juridik.
- Përvojë profesionale 3 vjeçare prej të cilave së paku 1 vit në menaxhim të burimeve njerëzore ose pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira të ligjeve , rregulloreve të punës, Udhëzimeve Administrative që ndërlidhen me marrëdhënie të punës dhe aftësi për t’i zbatuar ato në praktikë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
- Preferohen trajnime të ndryshme dhe certifikime në fushën e burimeve njerëzore.
- Aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe të mësojë shpejt.
V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;
- Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
- Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
- Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
- Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Lista e dokumenteve të dorëzuara.
Vl. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:
- Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
- Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.
VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur nga data 12.2024 deri me datën 03.01.2025.
VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:
- Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected]
- Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
- Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.
lX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
- Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.
X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:
- Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
Xl. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:
- Aplikacionet e dërguara pas datës 03.01.2025 nuk do të shqyrtohen.
JAVNIKONKURS
Za popunjavanje slobodnog radnog mesta
l. Naziv radnog mesta: Šef Odeljenja za ljudske resurse (jedno radno mesto);
ll. Visina mesečne plate za radno mesto: Koeficijent 4.50, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se računa sa 0.5% za svaku potpunu godinu radnog iskustva.
lll. Kratak opis posla, u kojem se opisuje svrha radnog mesta, kao i osnovne dužnosti i odgovornosti: Dužnosti i odgovornosti: • Priprema godišnji plan ljudskih resursa i srednjoročni plan ljudskih resursa u skladu sa procesom budžetskog planiranja preduzeća; • Priprema godišnji izveštaj o upravljanju ljudskim resursima; • Priprema, upravlja i prati implementaciju plana zapošljavanja; • Upravljanje ličnim dosijeima zaposlenih; • Nadzire proces potpisivanja pojedinačnih ugovora o radu za zaposlene i primenu unutrašnjih procedura kompanije u skladu sa Zakonom o radu i internim pravilnicima kompanije; • Priprema, prati i obezbeđuje da upravljanje dosijeima zaposlenih bude potpuno i kvalitetno, prateći ispunjenost svih zahtevanih dokumenata; • Zajedno sa rukovodiocima odeljenja utvrđuje i upravlja potrebama za obukom zaposlenih u kompaniji; • Upravljanje procesom planiranja, vrednovanja i zapošljavanja osoblja, kao i održavanje sistema informacija za upravljanje ljudskim resursima kompanije; • Obezbeđuje da su zaposleni informisani i zaštićeni u skladu sa zakonodavstvom i politikama zapošljavanja; • Pruža podršku i savete u vezi sa pitanjima dobrobiti zaposlenih i upravljanja konfliktima na radnom mestu; • Koordinira aktivnosti i odgovara za obuke osoblja; • Prati učinak osoblja i razvija planove za poboljšanje njihove efikasnosti i produktivnosti; • Sprovodi ocene učinka i razvija planove za rešavanje problema sa lošim učincima; • Odgovoran je za razvoj disciplinskih procedura za zaposlene preduzeća; • Obavlja druge poslove i zadatke koji su povezani sa opisom posla, koji se zahtevaju od nadređenog;
lV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto: • Diplomirani pravnik; • Profesionalno iskustvo od najmanje 3 godine, od kojih najmanje 1 godina u upravljanju ljudskim resursima ili sličnim pozicijama; • Dobre poznavanje zakona, pravilnika o radu, administrativnih uputstava vezanih za radne odnose i sposobnost primene istih u praksi; • Izvrsne komunikacijske i pregovaračke veštine; • Izvrsne organizacione i menadžerske veštine; • Prednost imaju različite obuke i sertifikati u oblasti ljudskih resursa; • Sposobnost za rad u brzom okruženju i brzo učenje.
V. Specifikacija odgovarajućih dokumenata za potvrdu ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma za radno mesto: • Kandidati koji su zainteresovani za ovo radno mesto treba da dostave sledeće dokumente: • Formular za prijavu za zapošljavanje; • Kopija lične karte; CV; Izvod iz matične knjige rođenih. Motivaciono pismo;
Overene kopije dokumenata o obrazovanju i profesionalnoj kvalifikaciji; • Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene; • Dokaz o radnom iskustvu/sertifikat izdat od relevantne institucije o radnom iskustvu, koji definiše poziciju i trajanje angažmana na toj poziciji; • Izvod iz penzionog fonda (nije potrebno za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova, kao i za iskustva kada poslodavci nisu bili u obavezi da plaćaju ovaj fond); • Sertifikat od nadležnog suda da protiv kandidata nije pokrenut krivični postupak i da nije osuđivan za krivično delo (ne stariji od 6 meseci od datuma izdavanja);• Lista dostavljenih dokumenata.
Vl. Informacije o tome da li je zapošljavanje sa određenim ili neodređenim rokom, kao i trajanje probnog perioda: • Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produžetka; • Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu prekinuti radni odnos uz prethodnu najavu od 7 dana.
VII. Datum i tačno vreme zatvaranja konkursa: • Konkurs je otvoren od 20.12.2024. do 03.01.2025.
VIII. Način prijave na konkurs: • Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva potrebna dokumenta prema tački V i pošalju ih, zajedno sa prijavom za zapošljavanje, na e-mail adresu: [email protected]. • Povratne informacije: Jedinica za ljudske resurse će obezbediti informacije o prijemima prijava za zapošljavanje. • Dodatna objašnjenja: Jedinica za ljudske resurse javnog sektora će pružiti potrebna objašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima javnog konkursa tokom faze prijava.
lX. Način ocenjivanja i kriterijumi za bodovanje: • Ocenjivanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i intervjua (usmeni test). • Uspešno završavanje konkursa je postizanje najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.
X. Kalendarski plan regrutacije: • Nakon zatvaranja konkursa, jedinica za ljudske resurse će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.
Xl. Napomena za prijave poslate nakon roka: • Prijave poslate nakon 03.01.2025 neće biti razmatrane.