Vende të lira pune
Data e publikimit
18-12-2024
Data e perfundimit
16-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Edhe disa pozita të hapura për të filluar një hap të ri
HAP DYERT E SUKESIT NË COURTYARD BY MARRIOTT
“Courtyard by Marriott Prishtina” është një adresë e re në zemër të Prishtinës që ofron për këdo shërbim të klasit të ri duke bërë një revolucion të ri në fushën e turizmit dhe industrisë së hotelerisë në Prishtinë. Por, për ta bërë këtë eksperiencë sa më të veçantë ka hapur pozita të reja dhe pret kandidatë që duan ta zhvillojnë karrierën e tyre në një tjetër nivel!
“Courtyard by Marriott” tashmë është në kërkim të:
Recepcionist (Kuptoni më shumë për pozitën) 2 pozita
Recepcionist/e në SPA dhe Fitness(Kuptoni më shumë për pozitën) 2 pozita
Pastiqer/e 1 pozitë (Kuptoni më shumë për pozitën)
Kuzhinier/e 4 pozita (Kuptoni më shumë për pozitën)
Kamarier/e 4 pozita (Kuptoni më shumë për pozitën)
Barist/e 4 pozita (Kuptoni më shumë për pozitën)
Hostess/ Mikëpritëse për restorant 2 pozita(Kuptoni më shumë për pozitën)
Mirëmbajtes/e te dhomave 3 pozita (Kuptoni më shumë për pozitën)
Mirëmbajtës/e për zona publike 4 pozita(Kuptoni më shumë për pozitën)
Mirëmbajtës/e për SPA dhe Fitness 2 pozita(Kuptoni më shumë për pozitën)
Ndimës kamarier/e 2 pozita(Kuptoni më shumë për pozitën)
Enëlarës/e 3 pozita (Kuptoni më shumë për pozitën)
Nëse keni përvojë në këto fusha dhe mendoni se mund të jepni kontributin tuaj në një vend ku puna juaj vlerësohet dhe ju avancoheni, atëherë mos hezitoni dhe dërgoni aplikacionin tuaj përmes butonit më poshtë! Ju duhet të keni aftësitë bazë që lidhen me këto tri fusha përkatëse dhe veçmas të keni aftësi të mira e mbi të gjitha të shquheni për pasionin që kërkojnë ato, në anën tjetër ju presin edhe shumë trajnime që ofron platforma Marriott Global System, e brendit Marriott.
JU PRET NJË AMBIENT PUNE POZITIV, KUPTONI BENEFITET
Courtyard by Marriott – një brend që ka vulosur suksesin kudo ofron për punonjësit e rinj kushte tërheqëse dhe ofron një mjedis pune të frytshëm dhe te motivuar.
Pagë konkurruese: Për secilën pozitë, ofrohet një pagë tërheqëse dhe konkurruese në treg për mbajtjen e talenteve të kualifikuar.
Benefite të përkushtuara: 5 ditë punë, 8 orë në ditë shujtën ditore, sigurimin shëndetësor, pushime të paguara dhe përfitime të tjera të punës, kontrata sipas ligjit të punës
Po ashtu ju pret ambient i punës miqësor me staf të motivuar dhe përkushtuar, duke promovuar bashkëpunimin dhe inovacionin.
Në kompaninë Courtyard by Marriott Prishtina vlerësohet kontributi i secilit dhe në këtë kompani ju do të keni mbështetjen për aftësitë që sillni. Ju inkurajoheni të punoni me pasion, përkushtim dhe inovacion. Në këtë ambient të punës, mund të ndjeheni të lirë të shprehni ide dhe opinionet tuaja, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve dhe në përmirësimin e proceseve
Ju inkurajoheni të jeni të hapur për të mësuar, të zhvilluar dhe të rritur në karrierën tuaj. Andaj, nëse keni aftësi, përvojë të dëshmuar në fushën e gastronomisë dhe mikpritjes bëjeni hapin e duhur dhe bashkojuni ekipit prej rreth 100 personave në Courtyard by Marriott. Kështu avanconi karrierën tuaj dhe bëheni histori e suksesit të hapësirës më atraktive në kryeqytetet që synon të bëhet destinacion promovues edhe në skenën ndërkombëtare.