Menaxhere e Marrëdhënieve me Klientë
Data e publikimit
18-12-2024
Data e perfundimit
03-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Konkurs për Pozitën e Menaxheres se Marrëdhënieve me Klientë
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Pozicioni: Menaxhere e Marrëdhënieve me Klientët
Rreth Kompanisë: Sinnphonie është një kompani inovative me bazë në Gjermani që merret me 3D animacion, video editim, reklamim, auditim e te tjera. Ne kemi ndërtuar një reputacion të fortë në tregun e krijimtarisë dhe teknologjisë, duke ofruar zgjidhje të jashtëzakonshme për klientët tanë. Për të forcuar ekipin tonë në Prishtinë, po kërkojmë një Menaxhere të Marrëdhënieve me Klientët që do të jetë pikë kyçe ndërmjet klientëve dhe ekipit tonë, duke u kujdesur për suksesin e çdo projekti.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i projekteve nga fillimi deri në përfundim, duke siguruar cilësi dhe përmbushje të afateve kohore.
- Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët nga Gjermania për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre.
- Përgjigjja e emaileve dhe menaxhimi i korrespondencës zyrtare.
- Organizimi i eventeve dhe koordinimi i aktiviteteve me ekipin dhe klientët.
- Bashkëpunimi me ekipin kreativ për krijimin dhe implementimin e fushatave të marketingut.
- Monitorimi i performancës së projekteve dhe raportimi te menaxhmenti.
Kërkesat për aplikantët:
- Njohuri të gjuhës gjermane (niveli B1 ose më lart – kërkesë e domosdoshme).
- Preferohet diplomë në një nga fushat e Ekonomisë.
- Eksperiencë në menaxhimin e projekteve, organizimin e eventeve dhe marketingun në mediat sociale.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një ambient pune miqësor dhe kreativ.
- Mundësi për bashkëpunim me klientë ndërkombëtarë dhe zhvillim të karrierës.
- Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera.
- Mundësi për të punuar në projekte të larmishme dhe të rëndësishme.
Nëse mendoni se përmbushni kriteret dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në Butoni “Apliko Ketu” apo adresën tonë të emailit: [email protected] deri më 03.01.2025
Sinnphonie mirëpret të gjitha aplikimet që përputhen me këtë profil!