Kamariere
Data e publikimit
17-12-2024
Data e perfundimit
15-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Kamariere per sherbim te mengjesit ne Hotel MANAMI
Hotel Manami shpallë konkurs për një kamariere per shërbim në sallën e mëngjesit.
Paga fillestare: 450 EUR/Neto (me mundesi te ngritjes sipas performances)
Cfare ofrojmë ne për puntorët tone:
- Pagë mbi konkurrentët,
- Ambient te ngrohtë pune,
- Pushim 2 ditë në javë
- Mundësi avansimi
- Trajnime profesionale, etj!
PËRMBLEDHJE
Mbikqyrë, koordinon dhe merr pjesë në aktivitetet e personelit të angazhuar ne pergatitjen e mëngjezit ne hotel dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve për mysafirët e hotelit dhe të punësuareve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të arrijë në detyrë me kohë, te ketë paraqitje korrekte, te mbajë uniformën të pastër dhe te plotësoj standardet e higjienës personale.
- Ka përgjegjësi për kryerjen e punëve në kuzhinë dhe bar duke u fokusuar në trajtimin e kujdesshëm të të gjitha produkteve ushqimore, pijeve si dhe artikujve të tjerë.
- Merret dhe ndihmon kuzhinen ne sherbimin e mengjesit ne salle.
- Ka përgjegjësi për shërbimin profesionist të ushqimit dhe pijeve dhe në sallen e mengjezit.
- Përgjegjës për rregullimin e përditshëm dhe parapërgatitjen e duhur të vendit të punës të produkteve ushqimore dhe pijeve
- Kujdeset për shtrimin e tavolinave dhe kujdesin e shtuar për rregullimin dhe pastrimin e tyre.
- Përkujdeset për përshëndetjen dhe mirëseardhjen e të gjithë klienteve ne sallen e mengjezit si dhe mbajtjen e evidences.
- Përgjegjëse për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, në hapësirën punuese të salles se mengjesit, sipas kritereve të përcaktuara
- Përkujdeset për shërbimin e klienteve me ushqim dhe pije në mënyrë të rregullt dhe rregullimin e tavolinës sipas shijes së klientit
- Përkujdeset për lajmërimin e dëmeve dhe prishjeve eventuale të inventarit dhe të pajisjeve të punës;
- Të ketë njohuri të plote te menuse te ushqimeve, te pijeve si dhe për ofertat e ditës te percaktura nga shefi i kuzhines dhe manaxheri .
Të gjitha të interesuarat, mund të dërgojnë CV-të e tyre permes butonit “Apliko Ketu” , ne email-in ([email protected]) ose te na shkruajn ne Whatsapp/Viber ne numer te telefonit: + 383 49 536 537