www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Lartë në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit | PunaIme

Zyrtar/e i/e Lartë në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit

Kompania

Capital

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-12-2024

Data e perfundimit

22-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

ZYRTAR/E I/E LARTË NË DEPARTAMENTIN E FINANCAVE DHE KONTABILITETIT

IFJB “CAPITAL” Zyra Qendrore, me datë 13.12.2024 shpall konkurs për plotësimin e pozitës së
punës:

Zyrtar/e i/e Lartë në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit

(Një vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e pasqyrave financiare në baza mujore sipas standardeve të IFRS dhe kërkesave të
    BQK-së,
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe raporte për Bankën Qendrore, Menaxhmentin Ekzekutiv, Bordin Drejtues, Menaxherin, etj,
  • Verifikimi i dokumenteve para dhe pas regjistrimit të të dhënave në softuer të kontabilitetit (si për shembull mbyllja e detyrimeve, pagesat etj.),
  • Kontrollimi i bilancit të parave te gatshme, llogaritë e arkëtueshme, llogaritë e pagueshme dhe te ardhurat e shtyra të paraqitura ne bilancin e institucionit,
  • Përgatit dhe kalkulon listat e obligimeve mujore sipas procedurave te Institucionit,
  • Rishikon faturat dhe nënshkruan ditarin e arkës në baza mujore,
  • Përgatit dhe ekzekuton transferet bankare për të gjitha pagesat, faturat dhe shpërndarjet sipas procedurave të institucionit,
  • Përgatit dhe deklaron të gjitha tatimet në ATK sipas legjislacionit në fuqi,
  • Punë të tjera të caktuara nga menaxheri.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme per pozitën:

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa,
  • Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
  • Preferohet çertifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF,
  • Preferohet se paku 3 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet,
  • Shkathësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),

Adresa; Rruga “Perandori Dioklecian” nr. 72 -Prishtinë
www.capital-ks.com, email adresa: [email protected]

Tel: +383(0)49/197-999

Aftësi të mira komunikimi.
Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • CV-në,
  • Kopja e dokumentit të identifikimit,
  • Dëshminë e shkollimit,
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Referencat si dhe certifikatat tjera profesionale,
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).

Dokumentet e kompletuara dërgohen përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail: [email protected].
Afati i aplikimit është nga data: 13.12.2024 deri më datë: 22.12.2024.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen në intervistë!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?