www.ofertapune.net Udhëheqës i Shitjes / Divizionar | PunaIme

Udhëheqës i Shitjes / Divizionar

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-12-2024

Data e perfundimit

07-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Migros Group shpall konkurs:

UDHËHEQËS I SHITJES / DIVIZIONAR

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon planin vjetor të shitjes dhe kontrollon në mënyrë te vazhdueshme zbatimin e tij;
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët e jashtëm;
  • Vendos objektiva të qarta për ekipen dhe i vlerëson në baza mujore/tremujore/vjetor;
  • Menaxhon ekipën e shitjes, duke përfshirë trajnimin, mbikëqyrjen dhe motivimin e tyre për të përmirësuar performancën;
  • Analizon tregun dhe konkurencës për të përcaktuar trende dhe strategji të reja të shitjes;
  • Menaxhon në mënyrë të vazhdushme të gjitha proceset e shitjes brenda kompanisë;
  • Krijon dhe zhvillon marrëdhënieve afatgjata me klientët;
  • Negocion planin mujor/tremujor/vjetor të biznesit për rrjetin apo klientët e caktuar etj.

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë udhëheqëse;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.