www.ofertapune.net Menaxher i Depos, Zyrtar për Marketing, Shitëse në Show Room (3) | PunaIme

Menaxher i Depos, Zyrtar për Marketing, Shitëse në Show Room (3)

Kompania

Midea

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-12-2024

Data e perfundimit

08-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Midea Kosova, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me Perfaçsim te brendit  mirënjohurë nderkombëtare MIDEA. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të ACN – Shtëpia e së Ardhmës  Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:

  •  Menaxher i Depos 1 vende i lire,
  •  Zyrtare per Marketing 1 vende i lire,
  • Shitese ne Show Room 3 vende te lira.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Menaxher i Depos

1. Menaxhimi i Operacioneve të Depose: 

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve të përditshme në depo. 
  • Sigurimi i mirëmbajtjes së rendit dhe strukturës në hapësirat e depos. 
  • Menaxhimi i stokut dhe koordinimi i procedurave të inventarizimit. 

2. Planifikimi dhe Koordinimi Logjistik: 

  • Planifikimi i furnizimeve dhe shpërndarjeve për të garantuar efikasitet operacional. 
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjes për dorëzime në kohë dhe të sakta. 

3. Mbikëqyrja e Personelit: 

  • Drejtimi dhe trajnimi i stafit të depos për t’u siguruar që procedurat të respektohen. 
  • Caktimi i detyrave dhe vlerësimi i performancës së ekipit. 

4. Monitorimi i Sigurisë dhe Standardeve: 

  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe të higjienës në depo. 
  • Sigurimi që mallrat të trajtohen me kujdes dhe të ruhen sipas specifikimeve. 

5. Raportimi dhe Analiza: 

  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimi periodik mbi stokun dhe aktivitetet e depos. 
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim të proceseve dhe efikasitetit. 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara: 

  • Edukimi: Diplomë universitare (preferohet, jo obligative). 
  • Përvoja: 3 vite përvojë pune në menaxhimin e depos ose logjistikë. 
  • Aftësitë teknike: Njohuri bazike të programeve për menaxhimin e stokut dhe aftësi në përdorimin e MS Office. 
  • Aftësi personale: Organizim i shkëlqyer, udhëheqje, aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar kohën. 

Përfitimet: 

  • Paga konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale. 
  • Ambient pune dinamik dhe me mundësi zhvillimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Zyrtare Marketingu.

1. Planifikimi dhe Implementimi i Strategjive të Marketingut: 

  • Hartimi i strategjive të marketingut për të rritur ndërgjegjësimin për markën dhe shitjet. 
  • Realizimi i fushatave marketingu sipas objektivave të kompanisë. 
  • Monitorimi dhe analizimi i trendeve të tregut dhe veprimtarive të konkurrencës. 

2. Menaxhimi i Përmbajtjes dhe Medias Sociale: 

  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative në rrjetet sociale dhe kanale të tjera të komunikimit. 
  • Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të kompanisë dhe menaxhimi i aktiviteteve SEO. 
  • Mbikëqyrja e mesazheve, komenteve dhe angazhimit të ndjekësve. 

3. Krijimi i Materialeve Promocionale: 

  • Hartimi dhe koordinimi i materialeve si broshura, katalogë, reklama dhe postera. 
  • Organizimi i fushatave të printuara dhe digjitale. 

4. Raportimi dhe Analiza: 

  • Përgatitja e raporteve mujore për performancën e fushatave të marketingut. 
  • Analizimi i të dhënave të shitjeve dhe përcaktimi i strategjive për përmirësim. 
  • Sugjerimi i përmirësimeve bazuar në të dhëna dhe feedback. 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara: 

  • Preferohet te kete diplomë universitare në marketing, biznes, menaxhim ose fusha të ngjashme 
  • Minimum 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme. 
  • Njohuri në marketing digjital, përfshirë SEO/SEM, Google Ads, dhe media sociale. 
  • Aftësi kreative për të krijuar përmbajtje vizuale dhe tekstuale që tërheq vëmendjen. 
  • Përvojë me softuerë të dizajnit grafik (p.sh., Adobe Photoshop, Canva) është përparësi. 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin. 
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe për të punuar nën presion. 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur). 
  • Gjinija femërore ka më shumë përparsi. 

Përfitimet: 

  • Pagë konkurruese. 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime. 
  • Ambient pune dinamik dhe sfidues. 
  • Përfshirje në projekte kreative dhe inovative.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:  Shitese ne Showroom

1. Shërbimi ndaj Klientëve: 

  • Mirëpritja dhe asistimi i klientëve me profesionalizëm dhe përkushtiAm. 
  • Informimi i klientëve për produktet, karakteristikat dhe përfitimet e tyre. 

2. Shitja e Produkteve: 

  • Promovimi i produkteve dhe sugjerimi i zgjidhjeve për nevojat e klientëve. 
  • Arritja e objektivave të shitjes të përcaktuara nga kompania. 

3. Menaxhimi i Produkteve dhe Hapësirës së Dyqanit: 

  • Organizimi dhe mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në dyqan. 
  • Vendosja dhe rregullimi i produkteve në raft sipas standardeve të kompanisë. 
  • Kontrollimi i stokut dhe raportimi për mungesat ose kërkesat për furnizim. 

4. Përdorimi i Sistemeve të Shitjes: 

  • Përdorimi i arkës dhe përpunimi i pagesave me saktësi. 
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve ditore të shitjes. 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara: 

  • Edukimi: Shkolla e mesme, diplomë universitare do te ishte perparsi. 
  • Përvoja: Përvojë në shitje ose shërbim ndaj klientit është përparësi. 
  • Aftësi personale: 
  • Komunikim i shkëlqyer dhe sjellje pozitive. 
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar klientët. 
  • Energjike, me aftësi për të menaxhuar situatat me shumë klientë njëkohësisht. 
  • Njohuri teknike: Njohuri bazike të përdorimit të arkës dhe MS Office. 
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi, por jo kusht. 
  • Gjinija femërore ka më shumë përparsi. 

Përfitimet: 

  • Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës. 
  • Ambient pune miqësor dhe me mundësi zhvillimi. 
  • Trajnime për përmirësimin e aftësive profesionale.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron  Midea Kosova:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 15 Janar 2025, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Midea Kosova  ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.