www.ofertapune.net Teknik i Kontabilitetit | PunaIme

Teknik i Kontabilitetit

Kompania

Elite Accounting Services

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-12-2024

Data e perfundimit

26-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Elite Accounting Services është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për Financa, Kontabilitet dhe Tatime, si dhe konsultime tjera biznesore, me adresë në Prishtinë, Rr. Ali Vitia, Nr.3. EAS ka një eksperience shumë vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale të kontabilitetit për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe për individët. Ofron mundësi punësimi për pozitën Tekink i Kontabilitetit.

Pozita: Teknik i Kontabilitetit

Roli: Jemi në kërkim të një Tekniku të kontabilitetit për t’iu bashkuar ekipit tonë. Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë mbajtjen e kontabilitetit për transaksione financiare, harmonizimin e transaksioneve financiare për klientët, përditësimin e pasqyrave financiare, përgatitjen e raporteve mujore financiare , llogaritjen e taksave dhe asistimin tek kontabilisti kryesor.

Puna kryhet nën mbikqyrjen e Kontabilistit kryesor përderisa ju mësoni më shumë për punën e kontabilistit dhe ngjarjeve tjera të ndryshme të klientëve.

Përgjegjësit:

  • Regjistrimin e informatave në softuer të kontabilitetit.
  • Të bëjë përpilimin e librave tregtarë.
  • Mbikëqyr të gjitha funksionet kontabël dhe financiare.
  • Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare, bilancet dhe raportet për klientët.
  • Siguron përputhshmëri me rregulloret tatimore dhe standardet e kontabilitetit.
  • Të përfaqësojë klientë në procedura të Administratës Tatimore.
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së klienteve dhe të drejtorit financiar.

Shkathtësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi/Financa ose Kontabilitet.
  • Të ketë njohuri të legjislacionit tatimor dhe standardeve të kontabilitetit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në regjistrimin e të dhënave.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të mira komunikative
  • Përvojë paraprake minimum një vjeçare në regjistrimin e të dhënave duke përdor softuer të kontabilitetit.
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Data e fundit për aplikim: 15.12.2024

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?