Asistent/e në Burime Njerëzore
Data e publikimit
03-12-2024
Data e perfundimit
26-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Ne po kërkojmë Asistent/e të përkushtuar dhe të organizuar në Burime Njerëzore për të mbështetur departamentin tonë në detyra të ndryshme administrative dhe operacionale.
Pozita: Asistent/e në Burime Njerëzore
Lokacioni: Çagllavicë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pergatitja dhe postimi i konkurseve të punës, shqyrtimin e CV-ve dhe caktimin e intervistave.
- Koordinimi me menaxherët e punësimit për të lehtësuar procesin e rekrutimit.
- Organizimi i procesit te hyrjes së punonjësve të rinj, duke përfshirë orientimin dhe plotësimin e dokumenteve të nevojshme.
- Kompletimi i gjithë dokumentacionit për punonjesit e rinje;
- Plotesimi dhe përditësimi i të dhënave te punonjësve në softuerin e burimeve njerëzore dhe ne sistemin e dosjeve.
- Sherben si ndërlidhës ndërmjet punonjësve dhe departamentit të BNJ, duke adresuar çdo pyetje apo shqetësim.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë e mëparshme në një rol administrativ ose asistent të BNJ (e preferuar)
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës.
- Aftesi te shkelqyera komunikuese, si verbale ashtu edhe e shkruar.
- Aftësi në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne CV-në në email adresen [email protected] duke shënuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni. Afati i fundit për aplikim është 15.12.2024
*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për interviste.