www.ofertapune.net Teknolog/e Ushqimore (5) | PunaIme

Teknolog/e Ushqimore (5)

Kompania

Heb's

Lokacioni

Mitrovicë , Prishtinë

Data e publikimit

03-12-2024

Data e perfundimit

26-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ne po kërkojmë Teknolog/e  Ushqimore (5 pozita) të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur operacionet tonë në detyra të ndryshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron që proceset e prodhimit të produktit ushqimor të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e sigurisë ushqimore;
  • Përgatit raporte të cilësisë dhe përmbush kërkesat e certifikimeve dhe auditimeve të cilësisë;
  • Siguron që të gjitha proceset dhe produktet ushqimore të përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore dhe standardet e shëndetit publik;
  • Pjesëmarrës në hartimin e politikave dhe procedurave të sigurisë ushqimore brenda pikave te shitjes;
  • Ofron trajnime për stafin e pikave te shitjes dhe siguron që ata të kenë njohuri mbi standardet dhe praktikat e sigurisë ushqimore;
  • Përgatit raporte për menaxhmentin mbi cilësinë, sigurinë dhe zhvillimet e produkteve;
  • Siguron që pajisjet dhe makineritë që përdoren në procesin e prodhimit të ushqimit të jenë të mirëmbajtura dhe funksionojnë siç duhet.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme e punës në fushën relevate;
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese, si verbale ashtu edhe e shkruar;
  • Njohje e pakos në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email adresen [email protected] duke shenuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni. Afati i fundit per aplikim është 20.12.2024

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.