www.ofertapune.net Menaxher/e, Motorist (10) | PunaIme

Menaxher/e, Motorist (10)

Kompania

Fly Delivery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-12-2024

Data e perfundimit

01-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Menaxher/e

Do të luaje një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve ditore të kompanisë.  Ky rol raporton direkt tek CEO-ja dhe përfshin vendimmarrje në të gjitha aspektet e operacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Mbikëqyr dhe kontrollon operimet e brendshme të kompanisë, duke siguruar që të gjitha aktivitetet janë në përputhje me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm
  • Drejton dhe motivon stafin për të ndërtuar një ekip me performancë të lartë
  • Rekruton dhe trajnon stafin e motoristave qe do punojne per kompanine
  • Mbikëqyr te gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për të siguruar rezultate të dëshiruara
  • Pergatit raportet financiare dhe jofinanciare për të identifikuar zgjidhje dhe mundësi për përmirësime.
  • Monitoron dhe raporton mbi performancën financiarete punonjesve per të siguruar qëndrueshmërinë dhe përputhjen me qëllimet strategjike të kompanisë.
  • Zbaton udhëzimet ligjore dhe politikat e brendshme për të siguruar ligjshmërinë dhe etikën e biznesit.
  •  Krijon dhe mban marrëdhënie besimi me partnerët  për të forcuar pozicionin e kompanisë në treg.
  • Identifikon situata dhe dukuri problematike brenda operacioneve, duke ofruar zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë
  •  Zhvillon dhe zbaton iniciativa dhe propozime për të rritur efikasitetin operativ në të gjitha aspektet e biznesit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa (e domosdoshme).
  • Minimum 5 vite përvojë pune në role menaxhuese.
  • Njohuri të thella në financa dhe operacione biznesi (e domosdoshme).
  • Mentalitet sipërmarrës dhe aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse.
  • Aftësi analitike të forta dhe aftësi për të zgjidhur probleme komplekse.
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri e mire e gjuhës angleze

Paketë atraktive pagash dhe përfitimesh.


Motorist (10) 

Kualifikimet:

  • Duhet të kenë eksperiencë në ngasjen e motorit dhe patentë të klasit A
  • Te kene në përdorim motor me benzinë ose me rrymë
  • Ne rast se nuk kanë motor në perdorim  të jenë të gatshëm për të përdorur motor që do ju ofrohet nga kompania
  • Përbën avantazh eksperienca në punë me delivery por nuk është domosdoshmeri

Paga do jetë shumë atraktive dhe e bazuar në performancë

Për të aplikuar për njërën nga pozitat e lira kontaktoni numrin në vijim;  +355672004592 / CV mundet te dergohen ne email adresen elektronike [email protected] apo përmes

butonit “Apliko Këtu”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?