www.ofertapune.net Menaxher Projekti | PunaIme

Menaxher Projekti

Kompania

Syri i Vizionit

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

02-12-2024

Data e perfundimit

26-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Syri i Vizionit po kërkon një Menaxher Projekti që t’i bashkohet ekipit tonë

Pozita e punës: Menaxher Projekti
Orari: Me orar të plotë 
Vendi: Pejë 
Kohëzgjatja: 12 muaj me mundësi vazhdimi

Rreth Syri i Vizionit:
E themeluar në vitin 1999, Syri i Vizionit është një OJQ që promovon demokracinë lokale, qeverisjen e mirë dhe pjesëmarrjen qytetare. Organizata ka adresuar çështje të rëndësishme si të drejtat e pakicave, kthimi i të zhvendosurve, arsimi, punësimi dhe planifikimi urban.

Roli i Menaxherit të Projektit:
Menaxheri i Projektit do të jetë përgjegjës për zbatimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të projekteve, duke siguruar përputhjen me objektivat dhe nevojat e palëve të interesuara.

Përgjegjësitë 

  • Analizon kontratat dhe udhëzimet e donatorëve, duke siguruar përputhjen e planifikimit, kontrollit dhe dokumentacionit të projektit me to.
  • Harton dhe rishikon rregullisht planet e punës së projektit, duke përfshirë aktivitetet që lidhen me prokurimin, burimet njerëzore, avokimin, dukshmërinë dhe komunikimin.
  • Bashkërendon dhe mbikëqyr të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e projekteve, përgatit raporte progresi dhe narrative, dhe mban komunikim të drejtpërdrejtë me donatorët.
  • Përgatit raporte cilësore dhe në kohë për të siguruar transparencë dhe pajtueshmëri me objektivat e projektit.
  • Siguron ndjekjen e rrjedhave dhe proceseve të dokumentacionit të projektit.
  • Në koordinim me ekipin e financave, menaxhon financat e projektit, duke përfshirë shpenzimet e stafit, aktivitetet dhe partnerët.
  • Përditëson dhe drejton parashikimet buxhetore, duke identifikuar dhe adresuar mbishpenzimet ose nënshpenzimet, si dhe informon menaxherin e programit.
  • Rishikon, përgatit dhe miraton dokumentet kryesore të projektit për të mundësuar pagesat për shitësit dhe përfituesit.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë Bachelor ose përvojë pune ekuivalente.
  • Të ketë përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve/programeve në OJQ.
  • Shkathtësi për të nxitur inovacion dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave të projekteve.
  • Aftësi për të përcaktuar dhe komunikuar përparësitë brenda ekipit, duke garantuar ndarjen optimale të burimeve dhe përmbushjen e detyrave.
  • Kapacitet për të punuar në mënyrë efektive në ekip, duke treguar fleksibilitet dhe përkushtim ndaj afateve dhe orëve të punës.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis sfidues dhe me shumë detyra
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Njohuri të mira në shqip dhe anglisht; serbisht ose boshnjakisht janë përparësi.
  • Patenta e shoferit dhe përvoja në vozitje kërkohet.
  • Të mos ketë qenë i/e dënuar ose nën hetim për vepra penale.

Si të aplikoni?

Aplikimet në gjuhën shqipe ose anglisht, duke përfshirë një Letër Motivimi dhe CV, duhet të dorëzohen më së voni deri më 20 dhjetor 2024, në mënyrë elektronike në adresën [email protected], me subjektin “Menaxher Projekti”. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Ne jemi një punëdhënës me mundësi të barabarta/veprim afirmativ dhe nuk diskriminojmë në praktikat tona të përzgjedhjes dhe punësimit. Të gjithë aplikantët e kualifikuar do të merren parasysh për punësim pa dallim.