www.ofertapune.net Ftesë për Ankand Publik | PunaIme

Ftesë për Ankand Publik

Kompania

KRU "Drini i Bardhë" SH.A

Lokacioni

Burim

Data e publikimit

29-11-2024

Data e perfundimit

23-12-2024

Kategoritë

FTESË PËR ANKAND PUBLIK 

Per shitjen e pajisjeve per nxemje dhe pajisjeve tjera me defekte teknike permes procedures se Ankandit Publik

NP Kompania Rajonale e Ujitjes “Drini i Bardhë” Sh. A me seli në Pejë njofton të gjithë të interesuarit, personat fizik dhe juridik, se ofron për shitje pajisjet për nxemje dhe pajisjet tjera me defekte teknike përmes procedurës së Ankandit Publik, si në vijim

Te interesuarit mund ti shikojne pajisjet e ofruara ne Ankand Publik nga data 29.11.2024 deri me daten 11.12.2024, prej ores 08:30-15:30, ne Njesine Punuese te KRU  “Drini i Bardhë” ne Gurrakoc, Rruga: Besim Kabashi”                   p.n.

Te drejte pjesemarrjeje ne Ankand Publik kane personat fizik dhe juridik. Personat juridik te cilet marrin pjese ne ankand duhet te dorezojne kopjen e çertifikates se biznesit me informatat per biznes, ndersa personat fizik duhet te dorezojne kopjen valide te leternjoftimit.

Pajisjet qe shiten ne Ankand shiten ne gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.

Ofertuesi me çmimin me te larte te ofruar do te shpallet fitues gjate procesit te hapjes se ofertave. Pala fituese mund ti terheqe pajisjet pas prezantimit te deshmise te Zyra e financave mbi kryerjen e pageses ne llogarine e Kompanise. 

Te interesuarit qe marrin pjese ne Ankand publik te KRU “Drini i Bardhë” Sh. A me seli në Pejë, duhet te paguajne 10 % vleres se çmimit fillestar te pajisjeve para se te filloj shitja, me te drejte kthimi te kaucionit pas ankandit ofertuesve te pasuksesshem.

Ofertat ne formen e shkruar duhet te dorezohen deri me daten 12 Dhjetor 2024, ne ora 12:00.

Me daten 12 Dhjetor 2024, ne ora 13,00 do te hapen ofertat dhe do te behet shitja e pajisjeve te shpallura permes ankandit publik.

Te gjitha paqartesite dhe pyetjet mund te i parashtroni ne numrat e telefonit: 044 222 471 dhe 045 264 406, apo me shkrim permes e-mail adreses [email protected];