www.ofertapune.net Menaxher/e, Agjentë Junior | PunaIme

Menaxher/e, Agjentë Junior

Kompania

Anem Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-11-2024

Data e perfundimit

10-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher/e.

PËRGJEGJËSITË: 

  • Koordinon/kontrollon faqet dhe kanalet në rrjetet profesionale dhe së bashku me departamentin e marketingut koordinohen për përfaqësim/ekspozim sa më të mirë në treg. 
  • Të ketë njohuri për të gjitha informacionet dhe të dhënat e nevojshme të pronave në menaxhim.
  • Të propozoj dhe ndërmerr iniciativa rreth përmirësimit të shërbimit nga kompania dhe imazhit të saj në treg.
  • Të përcjell targetet e agjenteve dhe të bëj këshillimin e duhur për realizimin e targetit.
  • Të jetë urë-lidhëse në mes të departamenteve në kompani.
  • Të mbaj takime me agjentë sipas nevojës rreth problematikave dhe pengesave që mund të paraqiten në shitje/qiradhënie.
  • Të analizoj statistikat e realizimit dhe mos realizimit në kompani dhe të jap zgjidhje të përshtatshme për situatat e caktuara.
  • Të përcjellë lëvizjet e tregut dhe akterëve të tregut. 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Arkitekturës, Menaxhimit apo fusha të tjera të ndërlidhura.
  • Përvojë pune si menaxheri shitjes dhe organizimit gjeneral.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze (gjuhët e tjera do të konsiderohen si përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar agjentët në realizimin e objektivave.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit. 
  • Trajnimet dhe certifikimet në menaxhim do të konsiderohen përparësi. 

OFERTA:

  • Pagë + përqindje në realizim. Bonus atraktiv. 
  • Orari i punës prej 09:00 deri në 17:00, nga e hëna deri të premtën.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjetet e kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:
Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në [email protected]. Aplikimi i hapur nga data  25.11.2024 deri më datën 10.12.2024. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kërkesat e konkursit do të ftohen në intervistë.

Junior Agent & Agent

Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjentë Junior.

PËRGJEGJËSITË:

  • Puna në teren për të siguruar oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka. 
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies. 
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Për pozitën Junior pagë + përqindje.
  • Për pozitën Agent përqindje në realizim. 
  • Për të dy pozitat bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
  • Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e hëna deri të premten.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjetet e kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në [email protected] deri më datën 10.12.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.