Social Media Coordinator
Data e publikimit
26-11-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Shpallje për Punë: Social Media Coordinator
Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënieve me publikun dhe organizimin e eventeve të mëdha. Projekte të suksesshme si Global Albanian Gastronomy Festival, Prishtina Gastronomy Festival, dhe Kosova Business Forum janë vetëm disa nga eventet tona kryesore.
Për momentin, ne jemi në kërkim të një Social Media Coordinator që të bashkohet me ekipin tonë dinamik dhe të ndihmojë në rritjen dhe forcimin e prezencës sonë në platformat digjitale.
A jeni gati për sfidën? Një paketë atraktive punësimi ju pret!
- Pozita: Social Media Coordinator
- Lokacioni: Prishtinë
- Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
- Orari: 40 orë pune
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillimi i strategjive për media sociale: Planifikimi dhe zbatimi i strategjive kreative për të rritur angazhimin dhe prezantimin e markës në platformat sociale.
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes: Përgatitja e postimeve, videove dhe grafikave të cilësuara për platformat e mediave sociale, duke tërhequr dhe angazhuar audiencën.
- Menaxhimi i komunikimit: Përgjigjja ndaj komenteve, mesazheve dhe ndërtimi i një dialogu pozitiv me ndjekësit në rrjete sociale.
- Monitorimi dhe analiza: Përdorimi i mjeteve analitike për të monitoruar performancën e postimeve dhe për të optimizuar strategjitë bazuar në rezultate.
- Ndjekja e trendeve: Qëndrimi i përditësuar me trendet dhe risitë në platformat sociale për të krijuar përmbajtje të freskët dhe inovative.
- Koordinimi me ekipin e PR dhe marketingut: Sigurimi që përmbajtja sociale të jetë e harmonizuar me strategjitë e përgjithshme të organizatës.
- Detyra të tjera: Hulumtimi i tregut dhe përgatitja e raporteve mbi trendet në tregun digjital.
Kualifikimet dhe Pervoja:
- Diplomë universitare (Bachelor) në Gazetari, Komunikim Masiv, Marketing, Ekonomi ose Biznes.
- Minimum 2 vite përvojë pune në media sociale ose marketing digjital.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe krijuese.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.
- Përvojë në përdorimin e mjeteve të analitikës dhe programeve të mediave sociale.
- Shkathtësi në komunikim dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe të ndryshme.
- Gatishmëri për punë jashtë orarit dhe për udhëtime jashtë vendit.
Çfarë Ju Ofron Chester Production:
- Një ambient pune dinamik dhe frymëzues.
- Mundësi për të punuar në projekte të mëdha dhe me impakt.
- Një paketë atraktive punësimi dhe hapësira për zhvillim profesional.
Procesi I Aplikimit:
Nëse jeni energjik, të motivuar dhe të gatshëm për sfida, ju lutem dërgoni CV-inë tuaj dhe një letër motivuese që përshkruan kualifikimet tuaja dhe përvojën përkatëse në email: [email protected] duke cekur në subject Social Media Coordinator.
Aplikacionet pranohen deri me datë 20 dhjetor 2024.
Bëhuni pjesë e suksesit tonë!