Administrator/e
Data e publikimit
20-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
BONEVET Prishtina ka hapur thirrjen për Administrator/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Regjistrimi dhe Komunikimi:
- Menaxhimi i procesit të regjistrimit të fëmijëve dhe të rriturve në klasa dhe trajnime, duke përfshirë përgatitjen e marrëveshjeve dhe listave të vijueshmërisë;
- Përditësimi dhe mbajtja e regjistrave të saktë të të dhënave të pjesëmarrësve për të siguruar informacionin e nevojshëm për aktivitete dhe komunikim të suksesshëm;
- Komunikimi i rregullt me prindërit dhe pjesëmarrësit e interesuar përmes emailit, telefonit dhe formave tjera të komunikimit, duke ofruar informacion të saktë dhe në kohë për kurset, oraret, ndryshimet e mundshme dhe informacione të tjera relevante.
Menaxhimi i Hapësirës dhe Logjistika:
- Sigurimi që hapsira e zyrës dhe klasave të jetë e organizuar, e sigurt duke përfshirë organizimin e hapsirës për aktivitete të ndryshme dhe rregullimin sipas nevojës;
- Blerja dhe menaxhimi i inventarit të pajisjeve të nevojshme për klasa dhe aktivitete, duke përfshirë menaxhimin e buxhetit për furnizimet dhe sigurimin që shpenzimet të jenë brenda buxhetit të caktuar;
- Menaxhimi i orarit dhe targeteve vjetore për të siguruar që objektivat e organizatës të arrijnë dhe të koordinohen me orarin e klasave dhe eventeve
Menaxhimi i Dokumentacionit dhe Raportimi:
- Menaxhimi i dokumenteve digjitale dhe të dhënave të nxënësve, duke garantuar ruajtjen e tyre në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Analiza dhe raportimi i statistikave në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore për të monitoruar dhe ndjekur përparimin dhe përfshirjen e pjesëmarrësve.
Shkathtësitë dhe Aftësitë:
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe (në të folur dhe në shkrim).
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar të pasdites nga ora (13:00 – 21:00).
- Të ketë pasion për edukim.
- Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë proceset e punës.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve digjitale për menaxhimin e të dhënave.
- Njohuritë mbi financat dhe menaxhim të buxheteve konsiderohen si përparësi.
Afati i fundit për aplikim është 8 dhjetor, 2024, ora 23:59.