www.ofertapune.net Këshilltar/e i/e Shitjes (Ferizaj, Suharekë) | PunaIme

Këshilltar/e i/e Shitjes (Ferizaj, Suharekë)

Kompania

Neptun

Lokacioni

Ferizaj , Therandë

Data e publikimit

20-11-2024

Data e perfundimit

01-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozicioni: Këshilltar/e i/e Shitjes – Ferizaj & Suharekë

Jeni energjikë dhe të pasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Përditshmëria në ekipin tonë:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javor.
  • Të komunikojë dhe t’i shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat:      

  •  Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  •  Përvojë pune në shitje me pakicë;
  •  I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  •  Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN  ju ofron:

 Trajnim i vazhdueshëm
 Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
 Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane modern
 Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Për këtë pozicion ofrohen, pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre deri me date 01.12.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?