Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës
Data e publikimit
14-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:
Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës në Vushtrri (një vend pune, për kohë të caktuar; zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës nga pushimi i lehonisë)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose administrimit të biznesit; Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
- Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi te ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
- Sqarimet lidhur me llojet, kushtet, kohen dhe dokumentacionin përkatës për të gjitha llojet e kredive, garancione, mbështetje financiare, sigurim ofertash, letra qëllimore etj.;
- Ndihëm dhe udhëzime profesionale lidhur me te gjitha fazat e zhvillimit te kërkesave kreditore;
- Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
- Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
- Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe të vonuara;
- Evidentimi, renditja, vendosja, kujdesi dhe ruajtja e dokumentacioneve përkatëse sipas procedurave;
- Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
- Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo ne shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
- Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
- Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga Këshilli Kreditor;
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës.
- Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
- Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
- Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
- Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com, deri më 23 nëntor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja