www.ofertapune.net Asistente e Shitjes | PunaIme

Asistente e Shitjes

Kompania

Vip Travel

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-11-2024

Data e perfundimit

12-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Vip Travel është njëri nga ofruesit kryesor të shërbimeve në turizëm me cmime të volitshme dhe kualitative. Gama e sherbimeve tona perfshine , por nuk kufizohet: 

  • Shërbime të avancuara për udhëtime biznesi, grupe, organizata si dhe qytetarë
  • Avio – Bileta në të gjitha destinacionet botërore;
  • Aranzhmane turistike për pushime verore dhe dimërore në rajon si dhe më gjërë;
  • Rezervime hoteleve në gjitha destinacionet e Botës;
  • Sigurime në udhëtim

VIP Travel shpall konkurs për 1 punëtore në Departamentin e Shitjes me kushtet dhe detyrat si vijon:

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Rezervimi dhe procesimi i avio biletave në gjtiha destinacionet e botës përmes sistemeve te rezervimit; 
  • Rezervim i aranzhmaneve turistike në rajon dhe vendet e botës;
  • Rezervimi i shërbimeve tjera që ofron agjensioni;
  • Menaxhimi i kërkesave të agjentëve;
  • Menaxhimi i kërkesave të klienteve;
  • Punë tjera administrative.

Kualifikimet e preferuara

Kandidatët duhet t´i plotësojnë këto kushte: 

  • Të zotëroj në mënyrë të shkëlqyeshme programet kompjuterike;
  • Njohja e gjuhës angleze; 
  • Njohja e gjuhës turke eshte perparesi;
  • Njohja e sistemeve kompjuterike (MS Office, platforma të ndryshme të rezervimeve)
  • Të jetë i/e aftë të punoj në grup; 
  • Të jetë në gjendje të punoj me orar fleksibil;
  • Të ketë sjellje të shkëlqyer ndaj klienteve; 
  • Përvojë pune në industrinë e turizmit perparesi.

Kushtet e pageses:
Me marrëveshje
Aplikimi mund të bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin mbështetës në email: [email protected]