Inxhinier/e Ndërtimi
Data e publikimit
11-11-2024
Data e perfundimit
10-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
TehnoBurimi DD SH.A. nga viti 2008 është kompania lider në Kosovë në prodhimin e elementeve të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, gypa betonit, dhe të tjera.
Sot, kompanitë e grupit TehnoBurimi shtrihen në industri të ndryshme në Kosovë, duke përfshi industrinë e ndërtimit si primare, me prodhimin e elementeve të betonit të parafabrikuar, gurëthyes, ndërtim të komplekseve banesore rezidenciale dhe komerciale në disa regjione të ndryshme në Kosovë, në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë, industrinë e shitjes me pakicë të derivateve, dhe lëmi te tjera të cilat prekin zhvillimin dhe mirëqenien e konsumatorit Kosovar.
Me shumë vite eksperiencë, mbi 300 projekte të përfunduara në Kosovë dhe rajon, dhe më shumë se 500 të punësuar në të gjitha njësitë e saj, Energjia dhe Zhvillimi më i madhe i kompanisë TehnoBurimi vjen nga të punësuarit e saj, andaj, behu edhe ti pjesë e këtij zhvillimi!
Inxhinier Ndërtimi
Jemi në kërkim të dy Inxhinier/e Ndërtimi për t’u bashkuar me ekipin tonë!
Kandidatët duhet të kenë përvojë në sektorin e ndërtimit dhe të jenë të gatshëm për të punuar në projekte të ndryshme në bashkëpunim me departamente të tjera të kompanisë.
Pozicion i Hapur: Inxhinier/e Ndërtimi
Vendndodhja: Prishtinë
Orari: Full-Time
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Inxhinier/e Ndërtimi:
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e projekteve gjithë fazave të ndërtimit.
- Hartimi dhe kontrolli i llogaritjeve strukturore.
- Sigurimi i zbatimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
- Bashkëpunimi me klientët dhe inxhinierët për të siguruar që dizajnet të jenë funksionale dhe estetike.
- Koordinimi me ekipet në terren për të garantuar zbatimin e projektit sipas planifikimit.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë në Arkitekturë ose Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (minimumi 5 vite).
- Njohuri të avancuara në programe të projektimit (AutoCAD, Revit, etj.).
- Aftësi për të punuar në grup dhe komunikim të shkëlqyer.
Çfarë ju ofrojmë:
- Pozitë të qëndrueshme në një kompani të besueshme dhe me reputacion në industrinë e ndërtimit dhe me gjerë
- Pagë mujore tërheqëse me një sistem shtesë bonusi dhe përfitime të tjera shtesë
- Mjedisi dinamik të punës
- Mundësi për rritjen dhe zhvillim në karrierë
- Një atmosferë pune e këndshme dhe miqësore që lejon shkëmbimin e përvojave dhe njohurive si dhe punën e shkëlqyer në ekip
- Mundësi të vazhdueshme për të edukuar dhe përmirësuar aftësitë profesionale, si dhe përvetësimin e përvojave të rejave
Për të aplikuar, dërgoni CV-në në gjuhën shqipe në [email protected] deri me 30.11.2024.
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!