Auditor/e i/e Brendshme
Data e publikimit
06-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Auditor/e i/e brendshme.
Drejtoria Qendrore, Prishtinë
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim
- Eksperience 2-3 vite në sektorin bankar, përbën avantazh angazhimi në fushën e auditimit
- Trajnime në fushën e auditimit dhe kontabilitetit
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike
- Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë
- Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës
Qëllimi i pozicionit:
Auditori i brendshem është përgjegjës ndaj Këshillit Drejtues për përmbushjen e detyrave të tij ne vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efikasitetit të proceseve të bankës nëpërmjet kontrollit të aktiviteteve të saj dhe administrimit të risqeve të saj si dhe ne identifikimin dhe raportimin e dobësive /çështjeve që lidhen me ato procese të cilat mund të rrezikojnë kontrollet, dhe rekomandimi i përmirësimeve /korrigjimeve;
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 15.11.2024