www.ofertapune.net Ciceron | PunaIme

Ciceron

Kompania

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

06-11-2024

Data e perfundimit

01-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art dhe Kulturë

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shpall:


Konkurs

 

 

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit  Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës   Ciceron

Klasa e pozitës Profesional 3

Koeficienti/Paga  4

Nr. i kërkuar  1

Kohëzgjatja e emërimit  Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit 05/11/2024

Afati për aplikim 06/11/2024 – 05/12/2024

Institucioni  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Departamenti  Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Divizioni  Drejtorati për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë

Vendi i punës  Gadime / Lipjan

Nr. i Referencës  RN00015734

Kodi   RPC0009273

 

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e Shpellës së Gadimës;
  • Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
  • Monitorimi dhe parandalimi, kontrollimi, evidentimi dhe raportimi i rregullt për të gjitha ndikimet të cilat shkaktojnë ndryshimet;
  • Planifikon dhe organizon vizitat brenda Shpellës për qëllime mësimore, edukative dhe kulturore;
  • Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e myshqeve, kërpudhave dhe lakuriqëve si dhe vlerave të tjera në Shpellën e Gadimës;
  • Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të sektorit MNRV.

 

2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të, Arsim i mesëm i paspecifikuar.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

4.Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  • Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 20/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.Kriteret specifike shtesë

 

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

9.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

10. Mënyra e aplikimit

11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen