www.ofertapune.net Agjent i Shitjes (3) | PunaIme

Agjent i Shitjes (3)

Kompania

Meridian Express

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-11-2024

Data e perfundimit

18-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

 

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh
partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë.
Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi
të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës
Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Agjent i shitjes (3 pozita)
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Përgjegjës për ekzekutimin e vizitave ditore të percaktuara nga mbiqkyrësi i tij/saj.
  • Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë efektive te klientët ekzistues
    dhe ata potencial;
  • Duke monitoruar dhe raportuar në lidhje me tregun dhe me aktivitetet e konkurrentëve,
    raporton ndryshimet e çmimeve në treg të produkteve që ata shesin si dhe të produkteve
    konkurruese në treg;
  • Përgjegjës për realizimin e planit të shitjeve dhe negocimin e marreveshjeve.
  • Planifikon dhe prioritizon aktivitetet e shitjes dhe të kontaktimit të klientëve si ata
    ekzistues ashtu edhe ata potencial.
  • Përgjegjës për komunikim me distribuimin për mbarëvajtjen e porosive të klienteve.
  • Përgjegjës për mungesën e produkteve për blerësit në segmentin ku operon.
  • Identifikon problemet ne rast te mosarritjes së planifikimeve dhe jep propozime për
    zgjidhjen e tyre.
  • Si dhe zhvillon detyra tjera të natyrës së punës te përcaktuara nga mbikqyrësi i tij/saj;

Kualifikimet Profesionale

  • E preferuar eksperiencë 1-3 vjeçare si Agjent i Shitjes.
  • Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal,
  • E preferuar njohja e gjuhës angleze
  • Njohjen e avansuar e MS Office
  • Shkathtësi të avansuara komunikative, analitike dhe prezantuese
  • Patent Shoferi kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të

elektronike përmes butonit “Apliko Këtu” apo në këtë adresë: [email protected] .
Konkursi qëndron i hapur prej datës 06 Nëntor, 2024 deri më 18 Nëntor, 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?