Specialist/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore
Data e publikimit
05-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Burimeve Njerëzore më datë 01-11-2024 shpall konkurs pune:
Specialist/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore
Departamenti i Burimeve Njerëzore • Prishtinë ,Prishtinë
Full time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 01-11-2024
Data e skadimit: 14-11-2024
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Menaxhon dhe zbaton saktë ndryshimet komplekse të sistemit/aplikacionit të Burimeve Njerëzore;
- Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore dhe sigurohet që janë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Menaxhon planin, procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes se kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
- Administron në mënyrë efektive planet dhe politikat e përfitimeve të punonjësve, kompensimin, rekrutimin dhe marrëdhëniet me punonjësit;
- Ofron këshilla për të punësuarit dhe Menaxhementin në lidhje me çështjet e BNj;
- Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të performancës;
- Harton dhe përgatit raporte, vlerësime, prezantime në përputhshmëri me formatet e kërkuara.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim universitar, Bachelor në: Burime Njerëzore, Ekonomi, Juridik, Psikologji apo fusha të ngjashme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Aftësi te shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit, koordinimit, organizimit dhe planifikimit;
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze;
- Të ketë eksperiencë në sistemet e informacionit të BNj.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.