www.ofertapune.net Kontabilist/e Senior | PunaIme

Kontabilist/e Senior

Kompania

IAS Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-11-2024

Data e perfundimit

23-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: Kontabilist/e Senior
Lokacioni: Prishtinë, zona Qendër
Fillimi i punës: Dhjetor 2024; Orari i plotë

Benefitet shtesë: Sigurim shëndetësor

Përshkrimi i Punës

IAS Consulting ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve, dhe këshilla afariste, e cila operon që nga viti 2008. Në portoflion tonë kemi një gamë të gjerë me klient të sektorëve dhe tipeve të ndryshme të bizneseve.

IAS Consulting ofron një ambient të punës të organizuar mirë, ku do të keni mundësinë që të realizoni ambiciet tuaja profesionale dhe t’i zhvilloni shkathtësitë tuaja. Ne ofrojmë vend të sigurtë dhe afatgjatë të punës, ambient të rehatshëm, pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor.

Jemi duke kërkuar një kandidat/e me formim të fortë dhe njohuri në kontabilitet dhe me ligjet e aplikueshme tatimore. Kandidati do të jetë përgjegjës për të ofruar mbështetje për detyrat e përditshme të kontabilitetit dhe tatimeve për klientët. Ju do të jeni pjesë e një ekipi profesionistësh që punojnë për të ruajtur etiken profesionale dhe transparencën për të dhënat e kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhon një portofol të specifikuar të bizneseve nga industri të ndryshme;
  • Bënë regjistrime të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazime bankare;
  • Bënë kalkuimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
  • Të sigurohet një prezantim i saktë dhe me kohë i raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përfaqësimi i bizneseve në Administratën Tatimore të Kosovës;
  • Në kohë të koordinojë procedurat mbyllëse të fund vitit dhe të sigurojë që pasqyrat financiare të jenë të përgatitura brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK;
  • Zhvillon, mban dhe mbikëqyrë marrëdhënie të shkëlqyera pune dhe mirëkuptimi me bizneset;
  • Bënë vizita të shpeshta dhe sistematike për mbledhjen e të dhënave nëpër biznese;
  • Punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi;

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Diplomë Universiteti në Kontabilitet, Banka dhe Financa, apo disiplina të tjera relevante;
  • Teknik i kontabilitetit i domosdoshëm, ShKCAK, IKAF, AAB;
  • Kontabilist i certifikuar është më se i dëshirueshëm, ShKCAK, IKAF, AAB;
  • Përvojë punë profesionale +3 vite; e dëshirueshme;
  • Aftësia për të krijuar dhe analizuar pasqyrat financiare;
  • Njohja e ndonjë programi të kontabilitetit, Quickbooks, Planet;  përparësi;
  • Aftësia për detyra të shumta dhe ballafaqim me punë stresuese;
  • Aftësi kompjuterike në MS/Excel është e domosdoshme;
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe aftësi të mira të kuptimit.

Afati i aplikimit mbyllet me 15 Nentor, 2024

Procesi i Aplikimit: Për të aplikuar për pozicionin, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” Nëse aplikimi juaj përmbush kërkesat, mund të ftoheni për një intervistë për të diskutuar më tej për përshtatshmërinë tuaj për rolin.

Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e cekura si më lartë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?