Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme (Gjilan)
Data e publikimit
01-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së GJILANIT për implementimin e projektit “Mbështetje e intergruar në shëndetësi, arsim dhe ekonomi rurale në Kosovë në Komunën e Gjilanit” gjatë viteve 2023-2026” me pin kod HQ020223510 dhe numër protokolli: 02/1984, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën: Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme (1 pozitë), shpall këtë:
K O N K U R S
Titulli i punës: Doktor i mjekësisë së përgjithshme
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/33-2024
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Gjilanit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
- Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
- Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
- I përmbahet etikës mjekësore
- Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
- Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
- Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
- I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësitë të QKMF-së dhe ose QMF-së
- Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
- Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
- Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
- Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
- Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
- Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
- Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
- Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
- Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.
Kualifikimi i kandidatit:
- Të ketë Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme (të noterizohet diploma)
- Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
- Të ketë licencë valide nga OMK (të noterizohet licenca)
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më 31 Tetor 2026 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit).
Afati i aplikimit:
Nga data 01.11.2024 deri më 14.11.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 14.11.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/MEiaLaVgvUipKxw76 duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online.
Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet online në PDF, si më poshtë:
- Diploma e Universitetit – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi: Mjekësi e Përgjithshme (e noterizuar nga noteri)
- Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
- Të ketë licencë valide nga OMK (e noterizuar nga noteri)
- Letërnjoftimi valid (në të dy anët)
- Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
- CV-në tuaj (në gjuhën angleze).
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave apo nëse janë shënuar gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta dhe/apo në rast se ka kandidatë të cilët kanë raste të hapura në gjykatë apo polici.
Prishtinë, 01 Nëntor 2024