Konsulent/e i/e Pas Shitjes
Data e publikimit
01-11-2024
Data e perfundimit
30-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri?
Kompania jonë po zgjerohet dhe si rezultat ju keni mundësinë të aplikoni tek Auto Mita dhe të bëheni pjesë e kompanisë përfaqësuese të brendeve lidere botërore (Renault, Dacia, Nissan & Volvo).
Pozita e hapur:
Konsulent/e i/e pas-shitjes (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Të pranoj automjetet për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, riparimet dhe riparimin e defekteve të aksidenteve;
- Të kontrolloj gjendjen e funksionimit të automjetit, të kontrolloj gjendjen e frenave dhe sipas nevojës të testoj automjetin në ngasje i shoqëruar nga klienti;
- Të informoj klientin për gjendjen e automjetit si dhe për pjesët e tij, ta keshillojë për riparimet e nevojshme dhe të llogarisë afersishte shpenzimet e riparimeve;
- Të përcaktoj afatet e riparimit në mirëkuptim me interesat e klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e servisit dhe me depoistin e pjesëve të këmbimit.
- Të plotësoj librin e shërbimit të makinave.
Specifikat e punës:
- E preferueshme të ketë Diplomë të Universitetit;
- Duhet të jetë në gjendje të punoje nën presion;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më poshtë, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose email – it [email protected] apo duke na kontaktuar në WhatsApp ose Viber përmes numrit +383 45 676 676 gjerë me datën 30 Nentor 2024.