Menaxher/e Marketingu, Zyrtar/e Marketingu, Specialist për Social Media, Content Writer
Data e publikimit
31-10-2024
Data e perfundimit
30-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitat e hapura të punës;
- Menaxher/e Marketingu;
- Zyrtar/e Marketingu;
- Specialist per Social Media ;
- Content Writer
Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Lokacioni: Salloni Shitës, Prishtinë
Paga dhe benefitet: Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit: 30.11.2024
Pozitat: Menaxher/e Marketingu, Zyrtar/e Marketingu;
Specialist per social media; Content Writer.
Orari Orar i plotë
Aplikimi Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese në: [email protected]
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e Marketingu:
- Të kontribuojë në hartimin e strategjisë së marketingut për kompaninë;
- Koordinimi i departamentit dhe delegimi i përgjegjësive tek zyrtarët;
- Menaxhimi i web faqes, përditësimi i përmbajtjeve;
- Menaxhimi i rrjeteve sociale;
- Krijimi i kampanjave/fushatave;
- Ngritja e Brand Awareness;
- Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të departamentit të marketingut;
- Koordinimi i strategjive të marrëdhënjeve me publikun;
- Të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit;
- Analizimin e performancës së fushatave reklamuese;
- Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut, dhe këshillimi i bordit;
- Rekrutimi i stafit për departamentin e marketingut;
- Detyra të tjera siç mund t’i caktohen nga punëdhënësi.
Kualifikimet për pozitën Menaxher/e Marketingu :
- Diplomë univestiteti të fushave relevante;
- Njohje të mirë të trendeve aktuale të marketingut digjital;
- Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+5 vite);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Zyrtar/e Marketingu:
- Shkrimi i postimeve për rrjetet sociale dhe përmbajtjeve për faqen e internetit;
- Asistimi në organizimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut:
- Pjesëmarrja në organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve promovuese;
- Detyra të tjera sic mund t’i përcaktohen nga mbikëqyresi.
Kualifikimet për pozitën Zyrtar/e Marketingu :
- Diplomë univestiteti të fushave relevante;
- Të ketë përvojë pune në fushën e marketingut (+2 vite);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Specialist per Social Media;
- Hartimi dhe publikimi i postimeve në platformat e mediave sociale;
- Rregullimi dhe monitorimi i llogarive të mediave sociale të kompanisë;
- Përgjigjja ndaj komenteve dhe mesazheve nga ndjekësit;
- Ndjekja e trendeve të reja në media sociale për të përmirësuar strategjitë;
- Detyra të tjera sic mund t’i përcaktohen nga punëdhënësi;
Kualifikimet për pozitën Specialist per Social Media;
- Diplomë univestiteti të fushave relevante;
- Të ketë përvojë pune në fushën e mediave sociale (+2 vite);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Pjesëmarrja në takime me ekipin për të zhvilluar strategji të marketingut.
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Content Writer:
- Hulumton, rishikon strategjitë krijuese dhe harton dhe zhvillon përmbajtjen e publikimeve të marketingut;
- Krijon përmbajtje për web dhe rrjete sociale me qëllim të krijimit të reklamave dhe publikimeve të ndryshme;
- Punon drejtpërdrejt me ekipin e marketingut për të kuptuar rrjedhen e performancës;
- Vlerëson performancën e përmbajtjes në kombinim me fushatat e marketingut;
- Komunikon dhe raporton për krijimin e përmbajtjes dhe rekomandon veprime për të
siguruar arritjen e qëllimeve të performances.
Kualifikimet për pozitën Content Writer:
- 1-3 vjet përvojë në shkrimin e përmbajtjes;
- Aftësia e të menduarit kritik dhe vëmendja ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera të shkrimi, redaktimi, korrigjimit, gramatikës, drejtshkrimi dhe pikësimit;
- Përvojë në marketingun online në mediat sociale dhe faqet vendase;
- Të ketë njohuri të shkelqyer të gjuhës angleze.
Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.
Ciao BERTO