Agjent i Shitjes, Përfaqësues Mjekësor, Menaxher i Shitjes dhe Marketingut
Data e publikimit
30-10-2024
Data e perfundimit
15-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Hap Derën e Suksesit me FeKs Pharma!
A je gati të lëvizësh në një nivel tjetër në karrierën tënde? FeKs Pharma, një distributor lider në sektorin farmaceutik po kërkon profesionist të pasionuar si ti, për të forcuar ekipin tonë!
Pozitat e Disponueshme:
- Agjent Shitjesh
- Përfaqësues Mjekësor
- Menaxher Shitje & Marketing
Kriteret për pozitat 1 dhe 2:
- Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomi.
- Të kenë njohuri për produktet farmaceutike.
- Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike.
- Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore.
- Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të jetë përparësi.
- Të ketë patent shofer.
Kriteret për pozitën 3:
- Diplomë bachelor ekonomi.
- Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes dhe distribuimit.
- Eksperienca në shitje dhe promovimin e shitjes është përparësi.
- Diplomë bachelor në njohuri për praktikat e mira të storimit dhe praktikat e mira të distribuimit të produkteve farmaceutike, si dhe eksperienca në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jenë një përparësi.
- Të ketë patent shofer.
Çfarë e bën FeKs Pharma-n unike?
Te ne, çdo anëtar ka mundësinë të kontribuojë në një mision të rëndësishëm. Bëhu pjesë e një kulture që inkurajon kreativitetin dhe inovacionin, duke punuar së bashku për të përmirësuar shëndetin e pacientëve.
Pse të Bashkohesh me Ne?
- Mundësi të Mëdha Zhvillimi: Mundësi për rritje dhe avancim profesional në një ambient mbështetës.
- Kulturë Bashkëpunuese: Një ekip ku çdo ide është e çmuar dhe inkurajohet.
- Vizion i Qartë: Bëhu pjesë e një kompanie që synon të ndryshojë botën e kujdesit shëndetësor.
Si të Aplikohet? Dërgo CV-në dhe arritjet e tua profesionale në [email protected], duke përfshirë pozitën për të cilën aplikoni në subjekt.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në email adresën: [email protected] , www.fekspharma.com tel: 049/188 300
Vetëm Cv-te e kompletuara do të analizohen. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Afati i fundit për aplikim është më datën: 15.11.2024- ora 16:00.
Bashkohu me ne dhe ndihmo në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme!