Ekspert lokal për kryerjen e vlerësimit ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve
Data e publikimit
29-10-2024
Data e perfundimit
08-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
TERMAT E REFERENCËS
Ekspert lokal për kryerjen e vlerësimit ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve
Projekti: Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i Programit/Zyrtari i Projektit dhe Udhëheqësi i grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
Data: tetor 2024 – prill 2025 (20 ditë pune)
I. Informacione të përgjithshme
Fondacioni Terre des hommes “Lausanne”, në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: TDHK), është një organizatë jo- fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së TDHK ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.
TDHK ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
- Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
- Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
- Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
- Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.
II. Informacione rreth projektit
Fondacioni Terre des hommes “Lausanne”, në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit dhe vizioni është një shoqëri multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalit dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në kornizat e rëndësishme të politikave të Qeverisë dhe ka gjeneruar vendime që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar palët e interesuara në nivel lokal dhe kombëtar, Konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të ndërhyrjeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.
Një nga objektivat e projektit është forcimi i sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve duke mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve.
Në këtë aspekt, në 2019, në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky ligj paraqet një arritje të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke vendosur bazën ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, shfrytëzimit, neglizhencës apo forma të tjera që rrezikojnë jetën, sigurinë, shëndetin, arsimimin e tyre, dhe zhvillimit. Në këtë mënyrë, ky ligj kërkon që institucionet dhe palët e interesuara të ndërmarrin veprime konkrete për funksionalizimin e ligjit dhe zbatimin e dispozitave të tij.
OBJEKTIVI I SHËRBIMIT:
TdhK do të kontraktojë një ekspert lokal i cili ka kapacitetin njerëzor, etik, profesional dhe teknik për të kryer një Vlerësim Ex-Post të Ligjit Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ky Ligj është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 17 korrik 2019, dhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi në korrik 2020, një vit pas publikimit, siç parashihet me nenin 66. Duke qenë se kanë kaluar më shumë se katër vite me hyrjen në fuqi, partnerët dhe TdhK konsiderojnë se është momenti i duhur për të vlerësuar zbatimin e saj dhe për të matur efektet e saj të situatës së fëmijëve.
Qëllimi i një vlerësimi ex-post të një akti ligjor është të kuptojë se si është zbatuar, çfarë efektesh ka pasur, të mësohet më shumë për audiencën/përfituesit dhe rezultatet aktuale. Si pasojë, qëllimi parësor i Vlerësimit Ex-Post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve është të përcaktojë statusin aktual të zbatimit të ligjit. Për më tepër, Vlerësimi Ex-Post synon të vlerësojë efektet e ligjit mbi përfituesit kryesorë të tij, përkatësisht fëmijët. Së fundi, bazuar në gjetjet, Vlerësimi Ex-Post do të identifikojë çdo masë të nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të ligjit ose për të rritur ndikimin e tij tek fëmijët.
Në fund, ky Vlerësim Ex-Post do t’i mundësojë partnerëve dhe TdhK, dhe të gjitha palëve përkatëse të interesit që:
- Të vlerësojë efektivitetin e ligjit duke përcaktuar nëse ai realisht mundëson arritjen e objektivave të vendosura;
- Të identifikojë dhe zbatojë çdo masë shtesë ose korrigjuese të nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të ligjit;
- Rishikimi i gjendjes aktuale të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, dhe si pasojë identifikimi i masave dhe veprimeve për ta përmirësuar atë;
- Fuqizimi i palëve të interesuara për të identifikuar veprimet specifike që mund të ndërmarrin për të kontribuar në zbatimin e këtij ligji, dhe në përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë më gjerësisht.
IV. PËRSHKRIMI I PUNËS
I. Funksionet thelbësore të shërbimit
- Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
- Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
- Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
- Eksperti do ta kryejë misionin e tij në përputhje me Manualin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike në Republikën e Kosovës.
II. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe udhëheqësin e grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, eksperti do të ketë këto përgjegjësi:
- Kryerja e vlerësimit ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke përfshirë rregulloret, udhëzimet dhe politikat përkatëse, si dhe praktikat dhe mekanizmat e rinj që kanë lindur si rezultat i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve;
- Dizajnimi i Vlerësimit Ex-Post duke zhvilluar “zinxhirin e rezultateve”, duke zgjedhur llojin e vlerësimit, duke vendosur kriteret dhe pyetjet e vlerësimit, duke përcaktuar treguesit e performancës, duke identifikuar kërkesat e të dhënave dhe duke elaboruar “Matricën e Vlerësimit” në konsultim paraprak me TdhK dhe partnerët;
- Mbledhja dhe grumbullimi i të dhënave sasiore dhe cilësore për zbatimin dhe rezultatet e ligjit. Kjo mund të përfshijë kryerjen e intervistave me akterët kryesorë, rishikimin e rasteve studimore dhe analizimin e të dhënave statistikore në lidhje me treguesit e mbrojtjes së fëmijëve;
- Analizimi dhe vlerësimi i statusit të zbatimit të ligjit aktual, dhe ndikimin e Ligjit në rezultatet e mbrojtjes së fëmijëve, të tilla si reduktimet në rastet e abuzimit të fëmijëve, përmirësimet në ofrimin e shërbimeve dhe ndryshimet në ndërgjegjësimin dhe qëndrimet e publikut ndaj mbrojtjes së fëmijëve;
- Identifikimi i çdo boshllëku apo mangësie në zbatimin e ligjit, duke përfshirë sfidat me të cilat përballen agjencitë zbatuese dhe pengesat për arritjen e objektivave të ligjit;
- Hartimi i rekomandimeve të përgjithshme për përmirësimin e ligjit dhe zbatimin e tij. Kjo duhet të përfshijë sugjerime për ndryshime ligjore, ndryshime politikash, iniciativa për ndërtimin e kapaciteteve dhe masa të tjera për të rritur mbrojtjen e fëmijëve;
- Përgatitja e një raporti të vlerësimit gjithëpërfshirës që paraqet gjetjet, analizat dhe rekomandimet në mënyrë të qartë dhe koncize. Raporti duhet të jetë i përshtatshëm si për politikëbërësit ashtu edhe për praktikuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve;
- Paraqitja dhe prezantimi i progresit të vlerësimit ex-post dhe draft raportit të vlerësimit ex-post tek TdhK dhe udhëheqësi i grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, për të kontrolluar cilësinë e vlerësimit, për të shqyrtuar dhe për të ofruar komente mbi draft raportin e vlerësimit ex-post;
- Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore grupi punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;
- Angazhim i plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me TdhK-në dhe udhëheqësin e grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;
- Mbështetja e kryesuesit të grupit të punës për të lehtësuar punëtoritë konsultative;
- Mbajtja e një qasjeje neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
- Respektimi i afateve dhe dorëzimi i planit të punës, sipas dakordimit paraprak;
- Kryerja e detyrave në përputhje me Statutin e TdhK dhe Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve;
- Kryerja e detyrave në përputhje me Manualin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike në Republikën e Kosovës;
- Hartimi i raportit të vlerësimit ex-post në gjuhën shqipe;
- Hartimi dhe dorëzimi i një raporti përmbledhës në fund të konsulencës për TdhK dhe udhëheqësin e grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
III. Afati kohor
Angazhimi është paraparë të kryhet deri në 20 ditë pune brenda periudhës tetor 2024 – prill 2025.
* Datat do të vendosen me marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet Ekspertit, Udhëheqësit të grupit punues për vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, partnerëve, dhe Terre des hommes në Kosovë.
IV. Kriteret e Përzgjedhjes
- Diplomë universitare në një fushë përkatëse si drejtësi apo të drejtat e njeriut. Studimet master dhe të doktoratës në drejtësi do të konsiderohen si aset;
- Eksperiencë e fortë mbi 10 vite në fushën e hartimit të legjislacionit, përfshirë edhe fushën e Vlerësimit Ex-Post të akteve juridike. Përvoja në vlerësimin ex-post të ligjeve përfshirë kornizën ligjore për të drejtat e njeriut do të konsiderohet një aset i fortë;
- Përvojë pune në hartim të akteve juridike në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Përvojë shtesë me fokus në analizën ligjore dhe të politikave do të konsiderohet si një aset;
- Përvojë pune me agjenci qeveritare, organizata joqeveritare (OJQ) ose organizata ndërkombëtare me fokus tek mbrojtja e fëmijëve dhe/ose të drejtat e fëmijëve është e dëshirueshme;
- Përvojë pune në mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave dhe aftësi për të adresuar sfidat e mundshme në këtë fushë;
- Njohja me proceset e sektorit publik është shumë e dëshirueshme;
- Njohuri të thella të legjislacionit dhe sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë;
- Është e dëshirueshme njohja me standardet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, siç është konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijës;
- Njohuritë e thella të kontekstit kosovar dhe rajonal, dhe përvoja praktike e punës në vend është një aset i fortë;
- Aftësi e dëshmuar për të menaxhuar projekte komplekse, duke përfshirë kryerjen e vlerësimeve të nevojave, koordinimin dhe udhëheqjen e punëtorive/seminareve me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, dhe dorëzimin në kohë të rezultateve me cilësi të lartë;
- Përvojë në punë të pavarur dhe aftësi për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse;
- Aftësi të shkëlqyera kërkimore, analitike dhe komunikimit me shkrim;
- Aftësi të shkëlqyera koordinuese dhe komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyera organizative.
SI TË APLIKONI:
Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen fuqimisht të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme: [email protected]:
- Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze;
- Letër e motivimit;
- Metodologjia e punës;
- Oferta financiare neto;
- Shembull i raportit të vlerësimit të përfunduar.
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 25/10/2024 deri më 08/11/2024, në orën 17:00. Ju lutemi përfshini “Ekspert lokal për të kryer një vlerësim ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve” në subjekt.
Ju lutemi vini re se aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së duke përfshirë Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet ndaj Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, Anti-Mashtrim/Korrupsion, Sigurisë dhe Mbrojtjës dhe Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Terms of Reference
Local expert to conduct an Ex-Post Evaluation of the Law on Child Protection
Project: Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Place: Prishtina
Reports to: Program Manager/Project Officer and the Head of the Working Group for the Ex-Post Evaluation of the Child Protection Law
Date: October 2024 – April 2025 (20 working days)
III. Background Information
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (TdhK) is a Non-Governmental Organisation working consistently on strengthening the national and local child protection system, to ensure qualitative delivery of services including inclusion of socially marginalized groups. Areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children, their family, and communities to empowerment of local, regional, to strengthening national level policies and institutions, with a view of delivering child-sensitive services through adequate structures, policies, standards, budgeting and procedures.
TdhK has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.
At the same time, TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through:
- Engagement in policy interventions and/or dialogue with Ministries, Parliament Committees, Academic Institutions and other important actors;
- Supporting the efforts to implement the Child Protection Law and the Juvenile Justice Code, through the drafting of all by-laws and relevant documents derived from them;
- Supporting the capacities of the structures within the national child protection system and
- Piloting new social service policies with a view of lesson learning and/or replication.
IV. General information about the project
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project “Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
The Consortium’s overall goal and vision is for – a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their societal responsibilities.
Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilizing stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented to advance and protect Roma, Ashkali and Egyptian rights in Kosovo.
One of the objectives of the project is to strengthen the national child protection system by supporting the development and implementation of the legislation related to child protection.
Within this framework, on June 27, 2019, the Law No. 06/L-084 on Child Protection was adopted by the Assembly of Kosovo. This Law represents a significant achievement in the protection of children’s rights by establishing the legal basis for guaranteeing and protecting children from all forms of physical and mental violence, abuse, exploitation, neglect or other forms that endangers their life, safety, health, education, and development. In this way, this Law requires institutions and stakeholders to take concrete actions to make the Law functional and implement its provisions.
OBJECTIVE OF THE SERVICE:
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova will contract an international or a local expert who has the human, ethical, professional and technical capacity to conduct an Ex-Post Evaluation of the Law No. 06/L-084 on Child Protection.
This Law was published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo on July 17, 2019, and officially came into force in July 2020, one year after its publication, as provided by Article 66. Given that more than four years have passed since its entry into force, the Office for Good Governance within the Office of the Prime Minister and TdhK consider that it is the relevant time to evaluate its implementation and measure its effects on the situation of children.
The purpose of an Ex-Post Evaluation of a legal act is to understand how it has been implemented, what effects it has had, for whom and why. As a consequence, the primary goal of the Ex-Post Evaluation of the Law on Child Protection is to establish the current status of the Law’s implementation. Additionally, the Ex-Post Evaluation seeks to assess the Law’s effects on its primary beneficiaries, namely children. Finally, based on the findings, the Ex-Post Evaluation will identify any necessary measures to ensure the Law’s effective implementation or to enhance its impact on children.
At the end, this Ex-Post Evaluation will enable the Office for Good Governance within the Office of the Prime Minister, TdhK, and all relevant stakeholders to:
- Evaluate the Law’s effectiveness by determining whether it actually enables the objectives set to be achieved;
- Identify and implement any additional or corrective measures necessary to ensure the Law’s effective implementation;
- Review the current state of child protection in Kosovo and as a consequence identify measures and actions to enhance it;
- Empower stakeholders to identify specific actions they can take to contribute to the implementation of this Law and to child protection efforts in Kosovo more broadly.
JOB DESCRIPTION:
V. Essential Functions of the Consultancy
- The expert will conduct their duties in respect to the TdhK charter and the TdhK Child Protection Policy.
- The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
- The expert will direct their activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.
- The expert will carry out his mission in accordance with the Manual on Ex-Post Evaluation of Legal Acts in the Republic of Kosovo.
VI. Responsibilities
In close cooperation with TdhK and partners, the expert will have the following responsibilities:
- Conduct a thorough review of the Law on Child Protection, including related regulations, guidelines and policies, as well as the new practices and mechanisms that have arisen as a result of the Law on Child Protection;
- Design the Ex-Post Evaluation by developing the “result chain”, selecting the type of evaluation, setting the evaluation criteria and questions, determining performance indicators, identifying data requirements and elaborate the “Evaluation matrix” with TdhK and Head of the Working Group for the Ex-Post Evaluation of the Child Protection Law;
- Collect and gather quantitative and qualitative data on the implementation and outcomes of the Law. This may include conducting interviews with key stakeholders, reviewing case studies and analyzing statistical data related to child protection indicators;
- Analyse and evaluate the current Law’s implementation status and the impact of the Law on child protection outcomes, such as reductions in child abuse cases, improvements in service delivery, and changes in public awareness and attitudes towards child protection;
- Identify any gaps or shortcomings in the Law’s implementation and enforcement, including challenges faced by implementing agencies and barriers to achieving the Law’s objectives;
- Develop general recommendations for improving the Law and its implementation. This should include suggestions for legal amendments, policy changes, capacity-building initiatives, and other measures to enhance child protection;
- Prepare a comprehensive evaluation report that presents the findings, analysis, and recommendations in a clear and concise manner. The report should be suitable for both policymakers and practitioners in the child protection field;
- Submit and present the progress of the Ex-Post Evaluation and the draft report of the Ex-Post Evaluation to TdhK and partners, to control the quality of the evaluation and to review and provide comments on the draft Ex-Post Evaluation report;
- Present the key findings and recommendations to relevant stakeholders;
- Full and proactive engagement in cooperation with TdhK and Head of the Working Group for the Ex-Post Evaluation of the Child Protection Law;
- Supporting the head of the working group to facilitate workshops;
- Maintaining a neutral and professional approach throughout the whole process;
- Adhere to deadlines and the agreed work plan;
- Perform duties in accordance with TdhK’s Statute and the Child protection Policy;
- Perform duties in accordance with the Manual on Ex-Post Evaluation of Legal Acts in the Republic of Kosovo;
- Draft the Ex-Post Evaluation report in Albanian;
- Draft and submit a summary report at the end of the consultancy to TdhK and Head of the Working Group for the Ex-Post Evaluation of the Child Protection Law.
VII. Timeline
The task is foreseen to be completed in up to 20 working days within the period between October 2024 – April 2025.
* The dates will be decided with a mutual agreement between the Expert, Terre des hommes in KosovO, and the Head of the Working Group for the Ex-Post Evaluation of the Child Protection Law.
VIII. Selection Criteria
- University degree in a relevant field such as law, human rights, social sciences, social work, public policy. Additional training or certifications in child protection, human rights law or evaluation methods will be considered an asset;
- Strong proven experience in the field of Ex-Post Evaluation of legal acts. Experience in Ex-Post evaluation of child protection laws or similar legal frameworks will be considered a strong asset;
- Work experience in the field of child protection. Experience with a focus on legal and policy analysis will be considered as an asset;
- Work experience with government agencies, non-governmental organizations (NGOs), or international organizations focusing on child protection and/or children’s rights;
- Work experience in data collection and treatment and ability to address potential challenges in this area;
- Familiarity with public sector processes is highly desirable;
- In-depth knowledge of child protection and social and family services legislation and system in Kosovo;
- Familiarity with international child protection standards and conventions, such as the UN convention on the Rights of the Child, is desirable;
- In-depth knowledge of the Kosovo and regional context and practical experience of working in the country is a strong asset;
- Proven ability to manage complex projects, including conducting needs assessments, coordinating and leading workshops with representatives of institutions and NGOs, and ensuring timely delivery of high-quality outputs;
- Experience in working independently and ability to collaborate with relevant institutions;
- Excellent research, analytical and writing skills;
- Excellent coordination and communication skills;
- Excellent organizational skills.
HOW TO APPLY:
All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]:
- Curriculum Vitae in English;
- Letter of interest;
- Work methodology;
- Net Financial offer;
- Example of evaluation report completed.
Application for this service will be open from 25/10/2024 to 08/11/2024, 17:00 o’clock. Please include “Local expert to conduct an Ex-Post Evaluation of the Law on Child Protection” in the subject line.
Please note that applications received after the deadline will not be considered.
Child Safeguarding policy:
To commit to respect TdhK Risk Management Policies including: Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).
Due to the high numbers of applications, TdhK is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.