Teknik të Help-Deskut
Data e publikimit
28-10-2024
Data e perfundimit
04-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Teknik të Help-Deskut
28 Tetor 2024
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Teknik të Help-Deskut
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve përfitojnë trajnime dhe certifikime çdo vit.
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë të promovuar brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për më shumë se 10 vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet e realizuara tregojnë se angazhimi i punonjësve është i lartë, duke tejkaluar mesataren.
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Programi i mirëqenies së punonjësve;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Orari fleksibël i punës gjatë javës;
- Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor;
- Dy ditë në javë Punë nga Shtepia;
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
- Ofrojë mbështetje teknike: Përgjigjet ndaj kërkesave të lidhura me IT, si defekte të pajisjeve, gabime të softuerëve, probleme të lidhjes së rrjetit dhe çështje me printerët ose pajisje tjera.
- Zgjidhja e problemeve: Diagnostikimi dhe zgjidhja e çështjeve teknike duke përdorur procedurat standarde të operimit ose mjetet tjera.
- Menaxhimi i sistemit të tiketave: Regjistron dhe ndjek çështjet në sistemin e tiketave të helpdeskut, duke siguruar zgjidhje të shpejtë dhe komunikim me përdoruesin.
- Instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve: Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemve kompjuterike, printerëve dhe pajisje të tjera të zyreve.
- Supporti i softuerit: Instalimi, përditësimi dhe zgjidhja e problemeve të aplikacioneve softuerike, duke siguruar përputhshmëri me politikat e organizatës.
- Supporti i rrjetit: Ndihmon në diagnostikimin e problemeve bazë të rrjetit (p.sh. lidhja në internet, qasja në VPN, etj.).
- Përditësimet e sistemit: Bën përditësimet e softuerit, përditësimet e sistemit dhe skanimet për virusë për të siguruar që sistemet janë të sigurta dhe të përditësuara.
- Dokumentimi: Mban shenimet e çështjeve teknike, hapave të zgjidhjes dhe rezultateve për referencë të ardhshme.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
- Diploma e shkollës së mesme ose ekuivalente kërkohet; preferohet një Diplomë ose Bachelor në Teknologjinë e Informacionit ose një fushë të ngjashme.
- Certifikime si CompTIA A+, Microsoft Certified Professional (MCP) ose të ngjashme janë të preferuara.
- 1-2 vite përvojë në një rol mbështetës IT ose helpdesk është e preferuar.
- Kategoria B e Patent Shoferit.
- Njohuri të mira të sistemeve operative Windows
- Njohuri me aplikacionet e përdorura, si Microsoft Office, Microsoft Office 365, etj.
- Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e shumë detyrave njëherazi.
- Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar.
- Aftësi komunikimi dhe të punës në grup
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
Vendi i punës: IPKO Zone Industriale, Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 04.11.2024