www.ofertapune.net Mësimdhënës të Gjuhës Gjermane | PunaIme

Mësimdhënës të Gjuhës Gjermane

Kompania

Ré Nao

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-11-2024

Data e perfundimit

24-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ré nao është një institut gjuhësor me bazë në Prishtinë – Kosovë, që ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit mësojnë gjuhët që nga themelimi ynë në gusht 2019. Ré nao është kursi i parë online në Kosovë, tashmë edhe fizikisht, që ofron kurse në 11 gjuhë të huaja. Kurset tona ofrohen për të studentët të të gjitha niveleve, nga fillestarët tek ata të avancuar. Ne ofrojmë një gamë të gjerë kursesh, nga gramatika dhe biseda tek biznesi dhe kultura.

Ré nao është duke kërkuar që të punësojë Mësimdhënës të Gjuhës Gjermane, që t’i bashkohet ekipit tonë të mrekullueshëm.

Nëse pasioni juaj është të ndihmosh të tjerët të përparojnë në gjuhën gjermane dhe ke përvojë të pasur në mësimdhënie, kjo mund të jetë mundësia ideale për ju!

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mësimdhënia e gjuhës gjermane për nivele të ndryshme (A1, A2, B1, B2, C1 apo C2) duke përdorur metoda të përshtatshme dhe tërheqëse për të motivuar studentët.
  • Hartimi dhe përgatitja e materialeve mësimore, siç janë planprogramet dhe ushtrimet praktike
  • Monitorimi dhe vlerësimi i përparimit të studentëve, duke ofruar udhëzime të vazhdueshme dhe reagime për të ndihmuar në përmirësimin e aftësive të tyre gjuhësore.
  • Përshtatja e metodave të mësimdhënies sipas nevojave të ndryshme të studentëve për të siguruar përvetësim të suksesshëm të gjuhës.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me studentët për të siguruar një mjedis të hapur dhe mbështetës gjatë procesit të të mësuarit.
  • Organizimi i sesioneve interaktive që përfshijnë diskutime, debate dhe praktika të të folurit për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit.

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane
  • Të ketë përvojë pune në mësimdhënie (E preferueshme)
  • Diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane apo fusha të ngjashme – E preferueshme
  • Certifikimet nga Goethe-Institut ose OSD konsiderohen përparësi e rëndësishme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kreativitet – aftësia për të përshtatur metodat e mësimdhënies sipas nevojave të studentëve është një faktor kyç për sukses në këtë rol.

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë pune në përputhje me ligjin e punës në Kosovë.
  • Fleksibilitet
  • Kushte Evropiane
  • Paga 800EUR neto, + Bonuse
  • Ambient modern dhe bashkëkohor i cili mbështet mësimdhënien dhe zhvillimin.

Nëse jeni duke kërkuar një karrierë në mësimdhënie, ju inkurajojmë të aplikoni përmes linkut: https://bit.ly/3NI2gdq